Nëse keni varësi nga çokollata, ja si mund ta mposhtni atë

16:20 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

Sipas një studimi nga Flinders University School of Psychology në Australi, është ndërgjegjshmëria që e mban çelësin e dëshirës për të ngrënë çokollatë.

Studimi u bazua në ekzaminimin e asaj që njihet si “ndërhyrje e elaboruar e dëshirës” që zhvillohet në një proces që kalon nëpër dy faza, shkruan The Independent.

Faza e parë është “ndërhyrja fillestare” ku ushqimi e kapë vëmendjen tonë ndërkaq faza e dytë është shëmbëlltyra mendore e elaboruar ku ne fokusohemi dhe bëhemi të obsesionuar me atë ushqim.

Andaj, hulumtuesit mendojnë se ne mund ta mposhtim këtë proces të dëshirës përmes ndërgjegjshmërisë.

“Nëse ne e sulmojmë këtë problem në momentin që na bie në mend – sidomos kur nuk jemi të uritur – atëherë është më lehtë se sa të presim për ato dëshira që të mbledhin forcë”, tha krye-hulumtuesja Sophie Schumacher, transmeton klan kosova.

“Mësoni se si ti ndukni këto dëshira sa janë në syth – duke ia dhënë vetes një shpërqendrim konstruktiv si psh. kur ju vjen dëshira për të ngrënë çokollatë, imagjinojeni veten duke ecur në pyll – dhe kjo mund ta ulë ndërhyrshmërinë e mendimeve dhe gjallërinë e vizualiteteve”, shtoi ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme