Shpesh mund t’ju ketë ndodhur të keni harruar telefonin në shtëpi, çelësat e makinës, ose ndonjë dokument të rëndësishëm. Kjo është një nga format më të përhapura të harresës, e cila nuk ka asgjë për tu shqetësuar.
Ajo që duhet të keni kujdes është kur vini re se herë pas here ndiheni konfuzë dhe keni boshllëqe në kujtesë. Kjo tregon se diçka nuk shkon dhe shumë shpejt problemi do të bëhet më i madh. Më poshtë po ju tregojmë disa këshilla që do ju mësojnë si të stërvitni trurin në mënyrë që të shmangni harresat.
1-Lexoni libra. Në këtë mënyrë jo vetëm që do të vini trurin në lëvizje duke imagjinuar periudha të ndryshme kohore dhe kultura, por do të keni histori interesante për të treguar.
2-Luani lojëra. Lojërat janë mënyra më e mirë për të sfiduar trurin. Lojërat elektronike përmirësojnë shpejtësinë dhe kujtesën e trurit, pasi të gjitha mbështeten tek matematika.
3-Përdorni dorën e kundërt. Kalojeni ditën duke bërë gjëra me dorën që nuk e përdorni, si dhe mbajeni orën në dorën e kundërt të që kujtoheni për të.
4-Mësoni numrat e telefonit.
5-Hani edhe për trurin tuaj. Kjo do të thotë se duhet të përqendroheni tek vajrat e peshkut, salmoni, arrat, bajamet dhe vaji i ullirit.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...