Fytyra është një ndër pjesët më delikate që kemi dhe për ta pastruar atë nuk ndihmojnë vetëm produktet e ndryshme kozmetike apo kremrat.
Ndonjëherë ndodh që të shkaktojnë akne të ndryshme, por ekzistojnë disa ushqime që pastrojnë tërësisht fytyrën tuaj duke e bërë të duket më rinore dhe më e pastër.
1. Peshku me yndyrë si salmoni ose tuna. Konsumimi i peshkut i siguron trupit tuaj vitaminë B, që prodhon acide yndyrore dhe metabolizon aminoacidet. Mungesa e biotinës bën që lëkura juaj të bëhet me luspa.
2. Farat Chia. Acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në mbajtjen e membranave qelizore duke mbrojtur lëkurën dhe duke siguruar lagështi. Ato janë të pasura edhe me acide yndyrore si bizoni i egër apo peshku.
3. Patatet e ëmbla. Konsumimi i ushqimeve të tilla sigoron më shumë ujë për trupin tuaj duke mbajtur lëkurën dhe qelizat në mënyrë të hidratuar. Frutat dhe perimet shumëngjyrëshe janë të pasura me vitaminë A që i japin ngjyrën lëkurës tuaj.
4. Bajame. Këto kanë vitaminë E që e bëjnë lëkurën të jetë e shëndetshme duke e mbrojtur nga rrezet e diellit.
5. Farat e lulediellit sigurojnë një burim të vitamnës E që mbron lëkurën nga papastërtitë e ambientit.
6. Karbohidratet si mielli i bardhë rrisin inflamacionin dhe shkaktojnë dhimbje fytyre. Është mirë që të zëvendësoni makaronat e orizin e bardhë me fasule apo oriz kaf.
7. Lëngu i portokallit ofron Vitaminë C, një antioksdant që mbron lëkurën dhe qelizat e tjera nga dëmtimet e shkaktuara prej radikalëve të lirë në mjedis dhe trup. Vitamina C ndihmon edhe në krijimin e kolagjenit që është proteina kryesore strukturore e trupit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...