Këto lloj bajame kanë lëvozhgë të hollë dhe kanë një përmasë mesatare. Pema në fjalë mund të mbillet shumë lehtë në oborret tuaja.
Bajamet e ëmbla janë bërthama e një fruti të ngjashëm me pjeshkën që thahet në fund të verës dhe nxjerr këtë kokërr të shijshme dhe plot vlera. Kjo bajame vjen nga bima me emrin botanik Prunus dulcis “Nonpareil”. e cila çel lule të mëdha.
Përzgjidhni fidanët e varieteteve të preferuara të bajames dhe bëjeni këtë nga Nëntori deri në Shkurt. Duhet të përzgjidhni gjithnjë dy lloj fidanësh me rrënjë, sepse bajamet kanë nevojë për pllenim të ndërsjellë për prodhimin e frutave. Hiqni rrënjët e dëmtuara ose të thyera dhe futini fidanët në një kovë me ujë për gjatë gjithë natës.
Në oborr, hapni gropa të thella dhe të gjëra për të futur rrënjët e secilit fidan, duke i mundësuar lulëzimin e pandërprerë. Gropat e mbjelljes duhet të jenë deri në 700 centimetra larg njëra tjetrës.
Pasi t’i keni futur fidanët në tokë, mbulojini mirë me dhe e pleh.
Ngjesheni dheun mbi rrënjë me duar që të eliminoni hapësirat e ajrit. Ujiteni secilin prej fidanëve me nga 3 deri në 11 litra me ujë.
Lyejini fidanët me lëngun e përftuar nga sasi të barabarta të ujit dhe bojës së bardhë lateks, për t’i mbrojtur ata nga dielli dhe brumbujt.
Mirëmbajtja
Fidanët e rritur duhen ujitur bollshëm dhe shpesh gjatë muajve të ngrohtë.
Hidhni mjaftueshëm ujë sa për të plotësuar nevojat e pemës në rritje. Fidanët kanë nevojë të herëpashershme për fertilizues dhe vaditje gjatë Shkurtit deri në Korrik.
Kur pema e re të ketë lëshuar gjethe hidhni rreth 220 gramë fertilizues dhe më pas përsëriteni dozën çdo katër deri në gjashtë javë. Pemët e rritura kanë nevojë për sulfat amoniumi (2 kg) nga shkurti deri në mars. Menjëherë pas hedhjes së tij, pemët kanë nevojë për vaditje.
Kur pema të ketë lëshuar gjethe plotësisht, krasiteni dhe jepini formë duke hequr degët e çrregullta. Krasitja bëhet gjatë stinës së parë kur pema është në gjendje të fjetur.
Gjatë stinës së dytë të fjetur, mund të holloni degët e dyta me drejtim horizontal.
Në periudhën e tretë dhe të katërt të fjetjes përpiquni t’i qëndroni formës që i keni dhënë gjethnajës me një krasitje minimale.
Mjetet që ju duhen:
Fidanë me rrënjë
Mjete për krasitje
Kovë
Lopatë
Bojë e bardhë lateks
Furçë
Pleh fertilizues
Sulfat amoniumi
Paralajmërim
Lëvozhga e hollë e bajameve i bën ato një pre më të lehtë ndaj insekteve dhe zogjve.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...