Ka përvoja të caktuara në jetë që na ndryshojnë dhe shpesh na sfidojnë në një pikë ku duam të heqim dorë, por vetëm forca ju bën të bëni të kundërtën – të vazhdoni përpara.
Ndjeshmëria e një personi shpesh testohet herë pas here, me kthesat e papritura që merr jeta. Është e lehtë për njerëzit që të hidhërohen dhe të vazhdojnë të ndihen të mbërthyer në problemet dhe humbjet e tyre.
Shpesh vërehet se sapo një person ndryshon mendësinë e tij në të ndjerit si një viktimë, bëhet më e vështirë të kthehesh në atë të një të një të mbijetuari. Megjithatë, gratë e forta kanë kaluar shumë dhe ende kanë arritur të lëvizin.
Nëse keni kaluar disa ose shumicën e këtyre dhe ende keni arritur të vazhdoni përpara, ju jeni më të forta sesa ua merr mendja:
Gjetja e dashurisë së vërtetë ishte e vështirë, por ju ende besuat në dashuri dhe e mbajtët kokën lart. Ndoshta dashuria juaj nuk ishte e kthyeshme.
Pavarësisht mosmarrëveshjeve, ju keni qenë në gjendje ta doni atë person pa kushte dhe të jeni aty për të kurdoherë që kishte nevojë. Sidoqoftë, zemra juaj u thye, me neglizhim të plotë a me një refuzim të pashpirt, gjithsesi ju arritët të dilni nga ai “batak” dhe të vazhdoni përpara.
Ju u përpoqët të jepni më të mirën, përkundër kohës dhe shoqërisë që ju thoshte ndryshe. Por kur erdhi koha, ata – ndoshta mikesha juaj ose anëtari i familjes suaj – ju tradhtuan.
Sidoqoftë, kjo është një shenjë e forcës suaj të fshehur, në qoftë se ju ia dolët të lëvizni nga kjo gjendje e përkohshme.
Ka të ngjarë që ju keni qenë shumë të kujdesshëm në zgjedhjen e mikeshave tuaja dhe miqtë e mirë janë mjaft të vështirë për t’u gjetur. Sidomos mikeshat me të cilat u rritët, kanë një vend të veçantë në jetën dhe zemrën tuaj.
Megjithatë, je keni humbur atë shoqen që ju menduat se ishte e mirë me ju, ose për situatën ose për dikë tjetër tërësisht. Ky mund të jetë një lëndim i madh nga i cili jo shumë njerëz mund ta rimarrin veten, por ju ia keni dalë.
Është e natyrshme të kemi një lidhje sentimentale me gjërat e njerëzit në jetë, dhe madje edhe më të fortët kanë raste të dobësisë emocionale.
Veçanërisht në marrëdhënie, kur ju e keni hapur veten për të qenë emocionalisht të ndjeshëm dhe të kuptoheni, është e mundur që të manipuloheni nga individë toksikë.
Kanë përfituar nga ju, ju kanë lënduar emocionalisht dhe ua kanë për të mirëqenë, ju kanë joshur për t’ju dëmtuar më shumë, por forca juaj e brendshme do të thotë që ju keni qenë në gjendje të zvarriteni nga dhimbja dhe të ecni përpara.
Jo vetëm që e keni kuptuar dhimbjen e njerëzve, por ndoshta keni qenë edhe një mbështetëse e ofruese kur ata nuk kanë mundur t’ua kërkojnë atë hapur.
Përkundër kësaj, ju bënë që të ndiheni të paafta dhe jo të denja për t’u dashuruar apo vlerësuar. Kjo natyrisht do të ndikonte negativisht në vetëvlerësimin e kujtdo. Ju e keni përballuar këtë goditje dhe keni arritur të mbeteni vetvetja e kjo është shenjë e një gruaje të fortë
6. Jeni ndjerë plotësisht e vetmuar dhe e keqkuptuar
Shumë njerëz kanë mungesë të ndjeshmërisë ndaj të tjerëve dhe kanë gabime që i bëjnë ato të sillen në disa nga mënyrat më të pandjeshme, por jo Ju.
Ju keni qenë tolerante, keni qenë emocionalisht bujare dhe joegoiste. Vetëm një grua me të vërtetë e fortë mund t’ia dalë kur cilësitë e tilla nuk janë reciproke dhe nuk kuptohen.
Është e mundur që ka patur një fazë në jetën tuaj ku jeni ndjerë absolutisht dhe krejtësisht të vetmuara, pavarësisht se sa njerëz kanë ose nuk kanë tentuar të arrijnë që t’ju bëjnë të ndiheni ndryshe.
Dhe ju ia dolët deri në breg, më të forta dhe më të mençura.
Kjo është një nga humbjet më të rënda që mund të imagjinohet dhe shumica prej nesh nuk duan as të imagjinojnë dhimbjen e humbjes së dikujt që ju doni dhe që kurrë nuk do ta shihni më.
Ju keni forcë dhe qëndresë të jashtëzakonshme në qoftë se keni qenë në gjendje ta tejkaloni humbjen e jetës së një personi të afërt.
Shumë pak njerëz me të vërtetë mund të thonë se ata janë ‘mirë’ ndërkohë që po përballen me humbjen dhe boshllëkun që humbja e një personi të dashur të sjell.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...