Nëse keni bark të madh, atëherë keni mungesë të kësaj vitamine

14:14 | 7 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Obeziteti është kthyer në një pikë shumë shqetësuese për shumë vende të botës.

Në këtë përfshirhet edhe barku i madh, përkundër shumë gjërave, është shenjë që keni probleme me zemër, transmeton portal arbresh.info

Megjithatë, sipas një studimi të kryer nga disa universitete në Amsterdam, është gjetur se mungesa e vitaminës D lidhet me barkun e madh. Ende nuk është e qartë nëse mungesa e kësaj vitamine çon në shtim në peshë apo mbipesha ul nivelin e saj.

Disa ekspertë pretendojnë se vitamina D është një alternativë e lirë për të mbajtur në shëndet të mirë zemrën.

Studimet e mëparshme kanë treguar se vitamina D zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të tilla si artriti, astma dhe diabeti tip 1. Sa e rëndësishme është vitamina D, e njohur gjithashtu si vitamina e diellit, për shëndetin tregon fakti se kjo vitaminë e vlefshme mund të parandalojë dhe madje dhe për të riparuar dëmtimet e zemrës të shkaktuara nga diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.

Së fundmi, studimet kanë arritur në përfundim se njerëzit që kanë mungesë të vitaminës D ka gjasa të humbasin jetën nga koronavirusi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme