Jeta nuk është njësoj sikur je dhe nuk je e dashuruar. Askush nuk dëshiron të pushojë së dashuruari. Gjithsesi siç thuhet është më mirë të kesh dashuruar e të kesh ndaluar, sesa të mos e kesh provuar asnjëherë. Nëse jeni ende e dashuruar, apo ka mbaruar gjithçka mund ta kuptoni duke konsideruar pikat e mëposhtme.
Po shkoni në drejtime të kundërta
Kjo mund t`ju ketë ndodhur për shembull edhe me ndonjë shok ose shoqe fëmijërie. Ndërkohë që ju ecni arrini qëllime e synime të reja, ata qëndrojnë në vend numëro. Kështu që vetvetiu juve e ndjeni më larg, jo aq afër sa më parë. Nuk keni më një nivel. E njëjta gjë ndodh edhe në marrëdhënie. Juve mund të ecni para dhe arrini sa më shumë gjëra duke u rritur, ndërkohë që ai i do gjërat të sigurtë duke qëndruan në të njëjtin pozicion e duke bërë gjithmonë të njëjtën gjë.
Nuk ndiheni më të emocionuar
Ai ju ka shkaktuar flutura te stomaku, kurse tani ndiheni ndryshe me të. Kur ai të shkruan, s`ndjen më asgjë. Ndoshta ndonjëherë do kishe dashur të ishte një mesazh nga ndonjë njeri tjetër. Në të shkuarën mërziteshe kur binte telefoni dhe nuk ishte ai.
Nëse të ka ndodhur kjo, atëherë është një shenjë e dytë se po të ikën dashuria për të.
Ai ka ndryshuar
Ai ka ndryshuar dhe kjo gjë s`të pëlqen. Kjo është në rregull. S`ka pse domosdoshmërish të të pëlqejë ndryshimi. Ti ishte mësuar ta pëlqeje besimin e tij, ambicien, vlerat e tij etikën në punë. Këto janë gjërat që të bëjnë të biesh në dashuri. Ndoshta një ndryshim i këtyre aspekteve mund të të ketë bërë të mos jesh më e dashuruar me të.
Sjelljet e tij të këndshme të mërzisin
Më parë sjelljet e tij të dukeshin të lezetshme, ndërkohë që sot të mërzisin.
Ju nuk flisni më rreth së ardhmes
Ishit mësuar të ëndërronit së bashku për pushimet apo fëmijët që do kishit bashkë. Nëse s`po flisni më rreth së ardhmes dhe e shmangni sa herë këtë temë, atëherë nuk jeni më të dashuruar. Nëse s`po flisni më rreth së ardhmes, atëherë diçka s`po shkon mirë në të tashmen.
I mban duart larg prej tij
Nëse më parë mezi prisnit të preknit duart, tani qëndroni larg. Është një shenjë që nuk ju tërheq më fizikisht.
Argumentet vazhdojnë
Kur e duam dikë atëherë argumentet vazhdojnë për të gjetur sa më parë një zgjidhje. Ne mezi presim të puthemi dhe të pajtohemi. Ndonjëherë kërkojmë falje edhe kot, edhe kur e dimë që s`kishim faj. Vetëm sepse donim thjesht të pajtoheshim me të.
Nëse dashuria ka ikur, atëherë s`keni pikë dëshirë të zgjidhni konfliktin.
Keni ndaluar së bëri sakrifica
Më parë nuk dilje me shoqet vetëm për të qëndruar në shtrat për t`u përkëdhelur me të, kurse tani del me shoqet çdo të premte.
Po shikon për të dalë me djem të tjerë
Ndoshta ke qenë totalisht e dashuruar me partnerin, aq sa nuk ekzistonte më asnjë mashkull. Nuk e vije re kamerierin simpatik. Askush nuk mund ta konkurronte mashkullin tënd.
Nëse s`je më e dashuruar është ndryshe. E vë re kamerierin simpatik dhe akoma më keq mund të fantazosh për të.
Ju jeni akoma bashkë, por jo për shkak të dashurisë
Mund të jeni ende bashkë për arsye të leverdisë, pra përfitimit. Ndoshta rrini bashkë për shkak të kafshëve ose fëmijëve që ndani bashkë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...