Një studim i publikuar në Journal of the American Geriatrics Society dhe i kryer nga një ekip shkencëtarësh nga Universitetet e Harvardit dhe Bostonit, ka arritur në një përfundim interesant.
Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit optimist kanë 10 përqind më shumë gjasa që të jetojnë edhe pas 90 vjetësh, transmeton portal arbresh.info
Si rezultat i studimit, shkencëtarët arritën në përfundimin se optimizmi mund të lidhet me 5.4 për qind rritje të jetëgjatësisë njerëzore, ose mesatarisht 4.4 vjet, dhe vunë në dukje se këto rezultate vlejnë për depresionin, sëmundjet kronike të zemrës dhe kushtet sociale dhe ekonomike.
Studimi thekson se rëndësi të madhe për shëndetin kanë stërvitjet, pasi është gjetur se ushtrimet e rregullta e zgjasin jetën e njeriut me 0,4 deri në 4,2 vjet.
“Gjetjet tona sugjerojnë se efekti i optimizmit mund të krahasohet me efektin e stërvitjes”, thekson studimi./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...