Njerëzit me një IQ më të lartë kanë më shumë gjasa të pranojnë paqartësitë dhe të jenë dyshues, zbulon studimi, i cili rendit disa karakteristika kryesore të njerëzve inteligjentë.
Shumë probleme në jetë nuk kanë një përgjigje përfundimtare – dhe njerëzit inteligjentë e kanë më të lehtë të merren me të. Kjo është arsyeja pse njerëzit më inteligjentë mund të marrin vendime më të mira, sepse ata kanë aftësinë të pranojnë se bota nuk është bardh e zi, zbuluan studiuesit, transmeton portal arbresh.info
Shenja të tjera të zakonshme të IQ të lartë përfshijnë ndërgjegjshmërinë, marrjen e rrezikut dhe kuriozitetin. Njerëzit që janë të ndërgjegjshëm janë më të kujdesshëm, më efikas, të vetëdisiplinuar dhe përpiqen për arritje.
Njerëzit inteligjentë kanë më shumë gjasa të kenë tipare të tipit A, të cilat lidhen me konkurrencën dhe marrjen e rrezikut.
Kurioziteti është një tjetër shenjë e inteligjencës së lartë. Njerëzit që janë kuriozë bëjnë shumë pyetje, kërkojnë surpriza dhe gjejnë kohë për ide të reja.
Dhe karakteristika e katërt është aftësia për të përballuar pasigurinë, e cila konsiderohet si shenja më e fortë e inteligjencës.
Në studimin e publikuar në “Spring” morrë pjesë 820 persona, të cilët u vunë në prova të ndryshme.
“Kërkimet e mëparshme kanë zbuluar se individët më të zgjuar përshtaten më lehtë dhe vlerësojnë ndryshimin e detyrave të punës, duke çuar në saktësi më të madhe në vendimmarrje”, thuhet në studim./arbresh.info/
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola