Me siguri gjatë udhëtimeve me avion që keni bërë, keni dëgjuar anëtarët e stafit të bisedojnë me njëri-tjetrin në mënyrë të çuditshme.
Punonjësit e kompanive të transportit përdorin fjalë dhe fjali të posaçme në situata të ndryshme për të mos u kuptuar nga pasagjerët. Këto mesazhe të koduara përdoren edhe për të shmangur panikun në avion. Mirëpo nëse jeni kurioz për të mësuar kuptimin e tyre, lexoni më poshtë:
5 ditë në Danimarkë (5 days in Denmark)
Ndoshta keni dëgjuar një stjuardesë në avion duke thënë “5 ditë në Danimarkë”, me vete mund të keni menduar se ajo ka qenë duke folur për pushimet dhe jo për një pasagjer. Mirëpo, ajo ka folur pikërisht për personin që është i ulur në sediljen 5D. Falë këtyre frazave, stjuardesat mund të flasin për të tjerët pa e ditur askush.
Lëng blu (Blue juice)
Fraza “lëng blu” përdoret nga shoqëruesit e fluturimit kur flasin për një mosfunksionim të tualetit. Për të shmangur fjalët e pakëndshme, stafi krijuan këtë kod. Nëse e dëgjoni këtë frazë, e dini se çfarë po ndodh.
Sinjal ndërkombëtar fatkeqësie (Mayday)
Ky kod përdoret nga pilotët dhe kapitenët e anijes për të sinjalizuar një situatë që është e rrezikshme për jetën. Por në disa vende, zjarrfikësit, policët dhe disa organizata të transportit e përdorin atë gjithashtu. Kodi përsëritet gjithmonë 3 herë radhazi.
“Pan-pan”, një sinjal radiofonik ndërkombëtar, me më pak urgjencë sesa sinjali “Mayday”
Ky është një sinjal emergjence në një anije ose në një avion dhe vjen nga fjala franceze “panne” që do të thotë shkatërrim. Megjithatë, zakonisht përdoret për të treguar një situatë që nuk paraqet ndonjë rrezik për shëndetin e njerëzve, por ka nevojë për rregullim.
Kodi i kuq (Code red)
Ne shpresojmë që këtë frazë mos ta dëgjoni kurrë në jetën reale, por vetëm në filma. Kodi i kuq përdoret në situatat më të vështira dhe ekstreme në një avion dhe shumicën e rasteve, kjo situatë lidhet me një problem serioz teknik ose një ulje emergjente.
Purell
Purell është një markë e ilaçit për larjen e duarve, por në avion ose në anije kjo fjalë përsëritet 3 herë për të thirrur shërbimin e pastrimit. Kjo do të thotë se ka një pasagjer në bord që është i sëmurë dhe pastrimi është i nevojshëm./RevistaClass/
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...