Të gjithNëse doni të rrisni fëmijë të shëndetshëm ndiqni këto këshilla të familjeve Japoneze duam që fëmijët tanë të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur, por ushqimi është më I rëndësishmi për brezin e ardhshëm dhe është pjesa më shqetësuese për çdo familje.
Sipas rezultateve të një studimi të madh shëndetësor botëror të botuar në “The Lancet”, fëmijët japonezë jetojnë më gjatë dhe një jetë më të shëndetshme dhe mënyra se si ushqehen është arsyeja kryesore. Megjithëse shëndeti I tepërt tek fëmijët dhe nivelet e diabeti vazhdojnë të ngrihen në të gjithë botën,në Japoni nivelet e mbipeshës kanë qenë historikisht shumë më të ulëta dhe në të vërtetë kanë pësuar një rënie të përgjithshme në vitet e fundit. Cilat janë sekretet e tyre?
Ushqimi japonez ndjek një lloj stili që thotë: kur ju e mbushni trupin tuaj me vlera ushqyese atëhere ai nuk do të ketë dëshirë për të ngrënë ushqim të shpejtë. Baza ditore e një drake janë perimet, fasulet, drithërat dhe yndyrna të shëndetshme, si peshku i pasur me omega 3 dhe ushqime më pak të përpunuara me sheqer dhe kripë shtesë. Ky model i ushqimit është relativisht i ulët në kalori, i lartë në lëndë ushqyese. Kjo do të ndihmojë në minimizimin e rreziqeve të obezitetit dhe të sëmundjeve.
Prindërit japonezë e lejojnë fëmijën e tyre të haje dhe ushqime më pak të shëndetshme por në raste të rralla dhe të shkurtra në mënyrë që trupi most ë mësohet me to.
Ka një secret dhe në zgjedhjen e porcioneve të japonezëve: Thjesht hiqni pjatat tuaja më të mëdh dhe shërbeni ushqimet në pjata më të vogla, të gjitha ushqimet dhe sallatën,gjellën dhe ëmbëlsirë. Ideja e përdorimit të pjatave të vogla ka qënë një mënyrë e një jetese të shëndetshme dhe nga persona që merren me regjime ushqimore.
Drenusha vendos t’i “maltertojë” banorët e ngujuar në kafaz
Tash një muaj e zhdukur, policia kërkon ndihmë nga qytetarët...
Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend ...
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...