Nëse doni të bini në peshë, mos hani më sallatë

06:59 | 21 Shtator 2017
Arbresh.info

Shumë prej nesh fiksohen me sallatat me idenë të mos konsumojnë shumë kalori dhe të kontrollojnë peshën, por duhet të mendoni dy herë këtë.

Nëse besoni ekspertët, sallata jeshile dhe salca e domates ju shëndoshin. Nutricionistjua Susie Burrell shpjegon pse një sallatë e thjeshtë ju zgjeron belin. Dhe disa pre tyre mund tju habisin.

Sallata nuk është gjithmonë e shëndetshme

Sallata teknikisht i referohet ushqimit të ndarë në copa të vogla të shoqëruar me salcë. “Por në të vërtetë kjo do të thotë se sallata mund të përfshijë çdo gjë që nga perimet e përziera, gjethet, dhe vaji i ullirit tek makaronat disa perime të prera që shërbehen me pesto. Ajo paralajmëron për sallatat me ushqime të cilat janë mjaft kalorike.

Sallata e perimeve nuk është aq e ushqyeshme sa mendoni

Kur mendoni për sallatën tradicionale të perimeve si sallata jeshile, domatja, kastraveci dhe karrota, mendoni për një ushqyerje të pastër. Por në të vërtetë ironia është se ato janë shumë pak kalorike, dhe përmbajnë disa nga ushqyesit kyç si vitamina C, folatin dhe fibrat, por ndërkohë perimet janë pjesa më e madhe ujë, dhe sasia e këtyre ushqyesve është relativisht shumë e vogël. “Përdorni perime të gatuara, si kunguj, karrota, kunguj të vegjël dhe kërpudha, të cilat ndihmojnë në rritjen e vlerave ushqyese të çdo sallate, si dhe të përfshini vaj ulliri apo avokado, të cilat ndihmojnë në përthithjen e një numri kyç përbërësish nga vetë periemt”, vijon Susie.

Veshja e sallatave

Sipas Susie, teksa sallatave i shtojmë arra, fara, apo djathë, ato mund të jenë një shtesë shumë e shijshme, por gjithashtu janë “një zgjedhje me yndyrna të larta, dhe do të kthejë shumë shpejt sallatën tuaj të shëndetshme në një bombë kalorike nëse nuk jeni të kujdesshëm”, thotë nutricionistja. Këshilla është të mos i përdorni këto shtesa të gjitha bashkë. Për shembull, mund të shtoni vaj ulli dhe avokado, ose arra dhe djathë, por jo të gjitha bashkë.

Ruaj balancën

E fundit, por jo për nga rëndësia, Susie këshillon që “sallatat standarde që porosisim nuk përmbajnë as shumë e as pak kalori”.

“Sallata e makaronave, e orizit kaf, quinoa, apo peshk ton, sallata Çezar etj. Në secilin nga këto ka ose nuk ka kalori. Shumë karbohidrate nuk do të mbështesin peshën apo të kontrollojnë oreksin gjatë ditës, ndërsa të tjerë mund ti marrë uria vetëm një orë më vonë. Çelësi i suksesit është ekuilibri i drejtë”, vijon Susie.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme