Ideja që ushtrimet dhe gjumi janë të lidhura me njëra-tjetrën mund të mos jenë një lajm “tronditës” për ju.
Stërvitja, siç të gjithë e dini i shërben shëndetit. Mirëpo, ecja dhe ushtrimet, mund t’ju ndihmojnë edhe të bëni një gjumë të thellë. Ajo çfarë duhet të bëni gjatë ditës: është një shëtitje e shpejtë në lagjen tuaj, ose në park, mjafton që ta bëni, shkruan Class.
Sipas studimeve të ndryshme, edhe një rritje e vogël e hapave që bëni çdo ditë-provoni shkallët, zbrisni nga autobusi një stacion para destinacionit ose thjesht zgjidhni që çdo ditë të bëni 30 minuta ecje, pasi kjo gjë do t’ju bëjë të flini më mirë se netët e tjera.
Një studim i kryer nga Departamenti i Universitetit Brandeis, tregon prova premtuese që aktiviteti fizik, madje edhe ushtrime me ndikim të ulët (si ecja) mund të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit tek një individi. Rezultatet ishin veçanërisht të dukshme tek gratë që ishin pjesë e studimit.
Pra, nëse doni të bëni një gjumë të thellë gjatë natës, ju duhet të bëni këtë veprim gjatë ditës: vetëm ecni!
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...