Nëse doni një lidhje të lumtur, flisni në shumës!

09:53 | 11 Tetor 2018
Arbresh.info

Kur një çift janë bashkë prej kohesh, është e thjeshtë

Kur një çift janë bashkë është e thjeshtë për ta konsiderojnë veten si ‘paketë’ dhe shpesh harrojnë se janë 2 individë më vete.

Ndonëse për disa është shumë mbytëse ideja e mungesës së pavarësisë në një marrëdhënie, sipas një studimi të kryer së fundmi, çiftet që nëpër biseda referohen me ‘ne’ kanë më shumë shanse të jenë të lumtur me njëri-tjetrin.

Ekspertët e Universitetit të California-s studiuan lidhjen që ekziston mes përdorimit të përemrave pronorë dhe një lidhjeje të shëndetshme.

Në eksperiment u morën parasysh 5 faktorë kryesorë: sjellja e tyre në një lidhje, shëndeti mendor i tyre, shëndeti fizik dhe sa mirë kujdesen ato për veten në përditshmëri. Nga e gjithë kjo, arritën në konkluzion se e folura në shumës sjell mirëqenie në lidhje dhe e bën atë më të fortë.

Të dëgjosh partnerin tënd tek flet kështu, ndryshon automatikisht edhe mënyra se si njerëzit mendojnë për ndërvarësinë, gjë e cila e bën marrëdhënien më të shëndetshme.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme