Ngrënia para udhëtimeve është paksa komplekse, e veçanërisht nëse jeni person që hani shëndetshëm.
Kur vendosni se çfarë të hani para se të hipni në aeroplan, ka disa ushqime nga të cilat duhet të qëndroni larg.
Ushqimet e djegsta
Nëse keni stomak të ndjeshëm, atëherë qëndroni larg nga ushqimet e djegsta. Këto ushqime vetëm sa jua keqësojnë problemin dhe mund të shkaktojnë probleme me sistemin e tretjes, transmeton telegrafi.
Mollët
Për disa njerëz, ngrënia e pemëve si molla mund të shpijë në irritim të sistemit tretës. Sasia e lartë e fibrave mund të jetë e vështirë për trupin ta tretë, prandaj nëse dëshironi të hani pemë, zgjedhni diçka me pak fibra, siç është bananja.
Patatet e fërguara
Ushqimet e shpejta në përgjithësi përmbajnë sasi të madhe të vajit, gjë e cila shkakton probleme me sistemin tretës.
Brokoli
Perimet e ndryshme si brokoli mund të shkaktojnë probleme me sistemin tretës te disa njerëz. Ato janë në përgjithësi të shëndetshme, por nuk rekomandohen nëse do të qëndroni në aeroplan për disa orë.
Ushqime tjera të cilat duhet t’i shmangni janë: pijet freskuese, alkooli, çamçakëzët, kafja.
Ndërsa ekspertët shëndetësorë rekomandojnë të hani arra, rrush të tharë, banane dhe portokaj./telegrafi
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...