Martesa nuk është për të gjithë.
Disa e provojnë dhe në fund e kuptojnë se nuk është aq e lehtë sa e kanë menduar që në fillim, transmeton portali arbresh.info
Shumë faktorë të ndryshëm ndikojnë në martesë të lumtur, prandaj duhet të mendoni edhe anën astrologjike kur mendoni për martesën.
Më poshtë mund të gjeni shenjat që janë ideale për martesë
Demi
Demi drejtohet nga Venera, perëndesha e dashurisë. Natyrisht personat e kësaj shenje janë të dhënë pas dashurisë dhe martesës. Nga të gjitha shenjat e Tokës, Demi është më i priruri për të kryer dhe qëndruar në një marrëdhënie afatgjatë. Ata janë gjithnjë të lidhur me sigurinë dhe stabilitetin, transmeton portali arbresh.info
Gaforrja
Shenja e Gaforres sundohet nga Hëna dhe vlerëson lidhjet emocionale që kanë me miqtë dhe familjen. Njerëzit e lindur nën shenjën e Gaforres janë të butë dhe të sjellshëm. E tëra që duan ata është që të ndërtojnë një shtëpi me partnerin e tye dhe më pas të jetojnë ëndërrën për një jetë të lumtur.
Luani
Nga të gjitha shenjat e zjarrit, Luani është i vetmi që e preferon martesën. Njerëzit që i përkasin shenjës së Luanit janë besnikë , sundohen nga dielli dhe kanë energji mbretërore. Ata me të vërtetë nuk janë të interesuar të takojnë njerëz të shumtë menjëherë. Kur ia vënë syrin dikujt, zakonisht ata nuk e lëshojnë të largohet lehtë dhe me atë person më pas kërkojnë marrëdhënie afatgjate.
Bricjapi
Bricjapi është shenja më e interesuar për martesë. Ata nuk turpërohen dhe janë shenja më praktike e Tokës. I kushtojnë rëndësi stabilitetit dhe sigurisë në marrëdhënie. Kanë tendencë të jenë tradicional, por pas besimit të fituar janë në gjendje të ecin në zjarr për njeriun e zemrës. Nëse ata e duan dikë, ata duan të jenë në një lidhje të përkushtuar. Martohuni me një Bricjap dhe marrëdhënia do t’ju zgjasë deri në fund të jetës.
Peshqit
Rrallë mund të gjesh ndonjë person të kësaj shenje që është beqar/e, pasi ata gjithnjë e gjejnë personin binjak. Si shenjat e ujit të tjerë, Peshqit janë zakonisht shumë emocionues dhe të ndjeshëm. Ata kanë tendencë të funksionojnë më mirë kur janë në një lidhje sepse u pëlqen të lidhen me të dashurin e tyre në një nivel më të thellë. Ata nuk e kanë problem të bëjnë sakrifica për të mirën e marrëdhënies së tyre. Kjo është një shenjë që do të luftojë shumë për të bërë një marrëdhënie sa më funksionale./arbresh.info/
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...