Hudhra është një produkt shumë i mirë për rritjen e shpejtë e të shëndetshme të flokëve. Ajo është e pasur me shumë minerale, siç janë magnezi, sulfuri, zinku, hekuri, bakri dhe seleniumi. Përveç sulfurit, hudhra është e pasur me vitaminat A dhe C, fibër dhe aminoacide.
Hudhra ndihmon në reduktimin e rënies së flokut, përforcon rigjenerimin e folikulave të reja, largon toksinat e dëmshme nga lëkura e kokës, si dhe përmirëson pamjen e tyre të përgjithshme. Prania e squfurit në hudhër parandalon formimin e zbokthit në flokë.
Për të dhënë një efekt sa më të mirë për zgjatjen e flokëve, këshillohet shtimi i një thelbi hudhër brenda shampos. Por kujdes, sigurohuni që kombinimi i hudhrës me shampon të mos përsëritet më shumë se dy herë në muaj. Nëse e përdorni më shumë se 2 herë, mund të shkaktoni dehidratim lëkure dhe flokësh.
Që hudhra të japë efektin e duhur, duhet ta vendosni në shampo 2 ditë përpara se ta përdorni. Për sa i përket erës së hudhrës, mos u shqetësoni: mjafton të shtoni brenda shampos pak mjaltë, i cili do të veprojë si një zbutës natyror për flokët tuaja./ Shendeti.com.al
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030