Google ADS

Nëna rrah fëmijën e saj në mënyrë brutale , vetëm pse nuk pushonte së qari

18:08 | 27 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Ky është momenti që të copton zemrën, pasi kjo nënë është parë duke e rrahur fëmijën e saj në mënyrën më të keqe të mundshme, vetëm pse foshnja nuk pushonte së qari.

Videoja e bërë në provincën Guangdong të Kinës juglindore, shfaq një grua që i bërtet foshnjes së saj, derisa edhe e gjuan me shkelma, transmeton portali arbresh.info.

Shumica e përdoruesve të mediave sociale kanë shfryer mllefin e tyre ndaj kësaj nënë, duke e quajtur edhe ‘të mjerë dhe të lig’.

Video gjashtë sekondshme është inxhizuar dikur rreth orës 3 pasdite me 24 shkurt. Menjëherë pas lëshimit të videos, policia ka filluar hetimet për rastin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme