Google ADS

Nëna monstër vret dy fëmijët e saj, policia e zbulon nëpërmjet Google

21:01 | 1 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Një sërë kërkimesh në internet kanë bërë të mundur arrestimin e një gruaje që akuzohet për vrasjen e dy fëmijëve të saj.

Stephany E. LaFountain, 23 vjeçe, akuzohet për vrasjen e dy fëmijëve të saj të mitur, 13-muajshe dhe 4-muajsh.

Të dy foshnjat ishin të shëndetshëm, por kishin ndalur së marri frymë papritur. 23-vjeçarja kishte kërkuar ndihmë, por policia filloi të hetojë në vdekjen e fëmijës së saj të dytë.

Ekipet mjeko-ligjore gjetën një sërë kërkimesh të dyshimta kur hynë në kompjuterin e saj, shkruan Daily Mail.

Një orë para se të telefononte 911, Stephany kishte kërkuar në Google: “Mënyrat për të vrarë njerëz pa prova, Si të Kryeni Vrasjen e Përsosur”. 

23-vjeçarja u arrestua të mërkurën dhe do të paraqitet në gjykatë të premten.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme