Google ADS

Nëna 98 vjeç vendoset në shtëpi kujdesi për t’u kujdesur për djalin e saj 80-vjeç

21:02 | 29 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Kjo është edhe një tjetër dëshmi  që dashuria e nënës për fëmijën e saj nuk pushon kurrë.

Një nënë 98-vjeçare ka shkuar në një shtëpi të kujdesit për t’u kujdesur për djalin e saj 80-vjeçar, transmeton portali arbresh.info

Ada Keating dhe djali i saj Tom janë të pandashëm dhe pjesën më të madhe të jetës ata e kanë kaluar bashkë.

Ata ndajnë një marrëdhënie të veçantë pasi Tom nuk u martua kurrë dhe ka jetuar gjithmonë me Adën.

Tom u bë banor i një shtëpie të kujdesit në Liverpool në vitin 2016, sepse për shkak të gjendjen shënderësore ai kërkonte më shumë kujdes dhe mbështetje.

Një vit më vonë, nëna e tij i është bashkuar atij në shtëpinë e kujdesit për t’u kujdesur për djalin e saj të madh.

Anëtarët e tjerë të familjes së tyre janë vizitorë të rregullt të tyre në shtëpinë e kujdesit dhe kanë deklaruar se janë shumë të gëzuar që Ada dhe Tom ndodhen sërish bashkë./arbresh.info/

ada ada1 ada2 ada3 ada5

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme