A është më e sigurtë të jesh lopë apo një grua në Indi?
Këtë pyetje tronditëse e ka bërë një artiste indiane, e cila përmes një projekti tregon se lopa ka më shumë respekt sesa gratë në Indi, transmeton portali arbresh.info
Në vitin 2017, artistja dhe aktivistja Sujatro Ghosh, e cila është nga Kalkuta dhe aktualisht është e vendosur në Nju Jork, filloi të punojë në ‘Coë Mask Project’, një seri fotografish që dëshmojnë se gratë gëzojnë shumë pak respekt në Indi.
Për momentin India është kapluar nga një dhunë seksuale endemike e drejtuar ndaj grave dhe vajzave.
Në dekadën e fundit, krimet kundër grave janë rritur mbi 80 përqind. Incidentet e përdhunimit gjithashtu janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, duke u rritur me 12-15 për qind, sipas të dhënave kombëtare të zyrës së krimit.
Në Indi lopa konsiderohet si një kafshë e shenjtë.
Ajo adhurohet nga Hindusët, ndonëse hahet nga myslimanët.
Gjatë së njëjtës periudhë, ka pasur një rritje të madhe të dhunës kundër pakicave fetare dhe hindusëve me kasta të ulët në emër të mbrojtjes së lopëve, raporton The Guardian./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BirRAvZBgNq/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/BiCE7_VBiO6/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/BYBATTIl-_M/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/BWxIGFuljX4/?utm_source=ig_embed
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje