Google ADS

Në Pakistan askush nuk feston dhe flet për Shën Valentinin

01:21 | 10 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Dita e Shën Valentinit në Pakistan është një tabu. Më 14 shkurt, çdo referencë për ditën e të dashuruarve në radio, televizion, gazeta dhe faqet e internetit është e ndaluar.

Në vendin me 96.4% të popullsisë myslimane, tradita vazhdon të festohet nga shumë çifte dhe shoqërohet me oferta speciale në dyqane dhe restorante.

Megjithatë, nuk mungojnë ata që e konsiderojnë atë një formë të imperializmit kulturor të Perëndimit, në kundërshtim me shpirtin kombëtar. Ishte autoriteti kombëtar i telekomunikacionit (PEMRA) që nxori një ndalim për median.

Vendimi pason një rezolutë të Gjykatës së Lartë në vitin 2017, e cila përveç mbulimit mediatik, ndalonte festimet që lidhen me Shën Valentinit në vende publike.

https://twitter.com/reportpemra/status/961164364026916864?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fgazeta-shqip.com%2Flajme%2F2018%2F02%2F09%2Fne-pakistan-askush-nuk-feston-dhe-flet-per-shen-valentinin%2F

Ishte një qytetar, i quajtur Abdul Waheed, që kërkoi përcaktimin censurës në ditën e Shën Valentinit, si një rast për përhapjen e “imoralitetit, lakuriqësisë dhe imoralitetit”. Një vit pas kërkesës së Waheed, Gjykata Supreme ende nuk ka nxjerrë një vendim përfundimtar.

Vetë presidenti, Mamnoon Hussain, lëshoi një deklaratë të ashpër ndaj ditës së Shën Valentinit në vitin 2016, duke e cilësuar një import kulturor nga Perëndimi dhe një rrezik për vlerat e Pakistanit.

“Dita e Shën Valentinit nuk ka lidhje me kulturën tonë dhe duhet të shmanget”, deklaroi ai në atë kohë. Në të kaluarën, raporton Al Jazeera, autoritetet kishin një qëndrim të ndryshëm, më të butë./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme