Ka ndonjë gjë më të keqe se të heqësh manikyrin e thonjve? Duket sikur është torturë e vërtetë sa herë do të ndryshosh ngjyrën, aq sa dëmton edhe lëkurën e duarve. Për fat të mirë, ka një mënyrë që e bën këtë punë të bezdishme pak më të lehtë. Ndiq hapat e mëposhtëm, në mënyrë që të heqësh ngjyrën pa lënë njolla dhe pa dëmtuar lëkurën.
Hapi 1. Apliko vajin e kutikulave rreth thonjve dhe në maja. Yndyra do të të ndihmojë ta kesh lëkurën më të butë, kështu që ky hap është shumë i rëndësishëm.
Hapi 2. Merr një copë pambuku, lyeje me aҫeton dhe mbaje për rreth 10 sekonda të shtypur në thua. Kjo do të të ndihmojë për ta pasur më të thjeshtë fshirjen e manikyrit.
Hapi 3: Fillo të heqësh ngjyrën duke e mbajtur sërish shtypur pambukun me lëvizje vertikale nga rrënja drejt majës së thoit. Ky është një hap tjetër i rëndësishëm që të ndihmon për të hequr ngjyrën, por pa dëmtuar lëkurën.
Hapi 4: Pasi ta kesh hequr të gjithë ngjyrën nga thonjtë, futi në një tas me ujë të ngrohtë me limon. Lëngu i limonit ndihmon për të hequr ҫdo njollë që të ka mbetur, por edhe do të t’i lërë duart shumë të buta.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...