Dihet tashmë se pesha e tepërt vjen si pasojë e stresit, kështuqë është më e vështirë ta luftosh këtë nëse profesioni juaj është në listen e atyre që ju bëjnë të shtoni peshë.
“Bright Side” ka paraqitur një liste të detajizuar të profesioneve me të cilat është e vështirë të ruash formën ideale, transmeton portal arbresgh.info
Agjentët e udhëtimit
Ata bëjnë çmos çdo ditë për të kënaqur klientët e tyre dhe vazhdimisht organizojnë udhëtime të ndryshme. Meqenëse ata gjithmonë përpiqen për një përqindje të caktuar të shitjeve, stresi dhe presioni janë të pashmangshme. Përveç sa më sipër, ata kalojnë pjesën më të madhe të orarit të punës duke udhëtuar dhe duke qëndruar ulur.
Avokatët
Stresi është punë e pashmangshme e këtij profesioni, prandaj ata fitojnë më shumë kilogramë sepse hanë shumë kur janë në ankth dhe nuk arrijnë të kontrollojnë kaloritë që po marrin, transmeton portal arbresh.info
Punonjësit socialë
Ashtu si agjentët e udhëtimit, punonjësit socialë kalojnë pjesën më të madhe të kohës së punës ulur. Ata shpesh hanë në zyrë, dhe shumë rrallë kanë mundësi të marrin pjesë në ndonjë aktivitet fizik gjatë ditës së punës.
Mësuesit
Sa herë e dëgjojmë fjalën mësues, përpara na paraqitet një person i ulur në tryzë. Shumë prej tyre japin mësim ndërsa janë ulur, dhe kështu kryejnë të gjitha detyrat administrative: përgatitje për klasa, teste, vlerësim, etj.
Administratorët
Një tjetër kategori e punonjëse që qëndrojnë shumë ulur para kompjuterit. Zakonisht njerëzit që punojnë për orë të gjata në kompjuter hanë shumë, prandaj edhe fitojnë peshë.
Shkencëtarët
Intelekti shpesh shkon me mungesë të aktivitetit fizik. Të etur për njohuri dhe zbulime të reja, këta njerëz lehtë mund të harrojnë zakonet e shëndetshme të ushqimit. NASA, për shembull, duke e ditur në lidhje me këtë problem, inkurajon stërvitjen gjatë ditës së punës dhe promovon programe kundër dhjamit.
Policët
Këta kanë një punë shumë stresuese dhe policët zakonisht hanë pa orar, gjë që ndikon në fitimin e peshës.
Ekspertët e teknologjisë së informacionit
Ky profesion është një ndërthurje e sferave shkencore dhe krijuese, dhe punonjësit e tij shpesh kalojnë shumë orë para kompjuterit dhe shpesh punojnë deri në mesnatë, gjë që mund të çojë në zakone të këqija të ngrënies./arbresh.info/
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë