E zakontë, por e pabesueshme… në Kuale të Kenias, burrat i japin me qira gratë e tyre për turistë që vizitojnë vendin.
E njejta gjë ka ndodhur edhe me Sande Ramadan, baba i tre fëmijëve, i cili me zemër të thyer tregon se gruaja e tij do të qëndrojë deri në fundjavë me një turist, shkruan AlJazeera, transmeton portali arbresh.info
E tërë kjo histori kishte filluar në vitin 2006, kur një turist gjerman i ishte afruar atij dhe kishte kërkuar që të kalonte kohë me gruan e tij deri në fund të pushimeve.
Gruaja e tij ka theksuar se burri e kishte pyetur nëse do të mund të punonte edhe ajo sikurse motra e saj, dhe pas disa ditësh ajo kishte pranuar.
Që nga ajo kohë, gruaja e Ramadanit punon si prostitutë.
Në qytete të varfëra të Kenia, këto lloj tregime nuk janë të reja.
Burrat bien dakord që të lëshojnë me qira gratë e tyre për turistë, sidomos për ata që vijnë nga Europa, pa u bërë të ditur atyre se ato gra janë bashkëshortetet e tyre.
Rreziku është banorët përgjatë bregdetit kenian kanë parë një rritje drastike të rasteve me HIV.
Këshilli Kombëtar i Kontrollit të AIDS ka vlerësuar se qarqet bregdetare të Kenias kanë raportuar mbi 5 mijë raste të tjera me HIV/AIDS.
Megjithatë, raportohet se punëtorët e seksit, përkundër rrezikut refuzojnë të heqin dorë nga “puna” e tyre./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit