Për të zgjidhur problemin e rënies së popullsisë, një komunë e vogël në Finlandë ndërmori një hap të madh. Do të paguajë qytetarët e saj për çdo fëmijë.
Lestijarvi është një komunë e vogël rurale në Finlandë, e cila si shumë zona të tjera po përballet me zvogëlimin e popullsisë.
Ajo është 574 km katror dhe ka marrë emrin nga liqeni. Komuna muajin e kaluar kishte 725 banorë dhe është komuna e dytë më e vogël në Finlandë.
“Gjithmonë u kemi kushtuar vëmendje lindjeve dhe kur mësuam se kishte vetëm një lindje vitin e kaluar u shqetësuam. Me pakësimin e fëmijëve nuk do të kemi më shkolla, kopshte”, thote kryetari i bashkise, Esko Ahonen.
Rreth 60 familje morën nga 10 mijë euro për 10 vjet
Duket shumë bujare por janë masa të domosdoshme
“Nëse familja zhvendoset, apo fëmijët largohen qoftë dhe përkohësisht, pagesa ndërpritet edhe nëse kthehen paratë nuk merren më. Kjo ka nxitur familjet që të qëndrojnë në Lestijarvi dhe të jetojnë këtu”, thotë kryebashkiaku Esko Ahonen, për BBC-në.
Gjashtë vite më vonë kjo masë ka dhënë frytet e veta
Tani në parashkollorë janë 12 fëmijë, dhe është klasa më me shumë fëmijë. Të kësaj klase janë fëmijët që kanë lindur në vitin kur nisi aplikimi i pagesës për çdo fëmijë.
Kryetari i bashkisë pranon se ka pasur shumë kritika për nismën por është mundësia më e mirë për të nxitur lindshmërinë dhe shtimin e banorëve të komunës./aktuale/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës