Google ADS

Në këtë pozicion humbni më së shumti kalori

22:41 | 21 Maj 2017
Arbresh.info

Seksi është i mirë për luftimin kundër stresit, madje është edhe më i dobishëm kur është fjala për mirëmbajtjen e figurës trupore. Gjatë bërjes seks, varësisht nga pozicioni, aktivizohen pothuajse të gjithë muskujt e këmbëve, të duarve, të krahëve dhe të barkut.

Këshilla e seksologut Basheer Ahmad Roy, është që nëse çiftet dëshirojnë të mirëmbajnë figurën e trupit me anë të seksit, patjetër duhet që aktivitetet e tyre seksuale t’i zgjasin së paku 15 minuta, transmeton Telegrafi.

Njëri nga pozicionet i cili më së shumti i aktivizon muskujt e mashkullit është pozicioni tradicional misionar. Derisa në partneren e vet ai mbahet me duar e këmbë, balancohet në atë mënyrë që të mos e ndrydh dhe të mos e lëndojë atë.

Mënyra e këtillë nënkupton lëvizje të ndryshme të mëdha apo të vogla të grupeve të muskujve, duke përfshirë edhe ato të rajonit të abdomenit, si edhe djegie të kalorive.

Nëse femra pozicionohet në atë mënyrë që me shputa prek shtratin, apo dyshemenë, do t’i aktivizojë pothuajse të gjithë muskujt e trupit.

Në këtë pozicion lëvizjet mundësojnë kontraktimin e muskujve të barkut, por ajo që është e rëndësishme është zgjatja e raportit dhe thellimi i rezultateve në të gjithë muskujt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme