Google ADS

Në fytyrën tuaj është e shkruar se si jeni në dashuri

13:34 | 10 Janar 2019
Trina Galanxhi

Duke studiuar mësimet e lashta kineze, ekspertja e seksologjisë, Trejsi Koks, ka arritur në përfundim se aty shkruhet se si jemi ne në dashuri dhe në seks.

Po të besojmë në teorinë e saj atëherë gjërat janë kështu:

Sytë

Nëse keni sy ngjyrë të errët, jeni të pasionuar, të ngrohtë dhe të hapur. Njerëzit me sy të gjelbër dhe të kaltërt, janë më krijues në jetën seksuale, por shpesh janë partner të pabesë, ndërsa ata me sy ngjyrë kafe janë të lindur për aventura, transmeton portali arbresh.info

Buzët

Të mëdha dhe të mbushura, zbulojnë se ju jeni dashnorë të ndjeshëm, më pak imagjinues dhe më pak krijues. Buzët e plota dhe të ulëra janë karakteristikë e hedonistëve në gjithçka, madje edhe në dashuri, ndërsa ata me buzë të holla janë më të ftohtë në seks.

Hunda

Hunda e vogël tregon se jeni modestë në dashuri dhe jeni pak të dhënë pas sensualitetin. Njerëzit me një hundë të hapur janë shumë të pasionuar, ndërsa ata me një hundë të vogël janë të turpshëm dhe romantik.

Veshët

Njerëzit me veshë të vegjël janë të hapur dhe të përkushtuar në një marrëdhënie, ndërsa ata me veshë të mëdhenjë janë dashnorë  të ndjeshëm dhe pasiouar, madje u pëlqen edhe të “bërtasin” gjatë aktit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme