Çfarë e bën një jetë të përsosur? Përgjigjia pa dyshim që varion nga një individ te tjetri dhe të vendosësh se cili shtet ka cilësinë më të mirë të jetesës është po aq komplekse.
Organizata për Zhvilimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik (OECD) ka deklaruar “Indeksin e një Jete më të Mirë” (Better Life Index). Kësaj rradhe në vend të renditjes së “top 10”-shes siç ndodh rëndom, organizata ia ka lënë në dorë vetë publikut për të vendour se cili është vendi më i mirë për të jetuar mes 34 shteteve të botës, të analizuar sipas 11 kritereve. Indeksi i lejon përdoruesit të kenë si prioritet aspekte të ndryshme të jetës, si shëndeti, puna, balancën mes jetës personale dhe punës për të vendosur mbi vendin më ideal për të jetuar.
Pew Research rendit Norvegjinë dhe Shtetet e Bashkuara si vendet më të mira për të jetuar. SHBA-të morën pikët më të larta përsa i përket mirëqënies financiare dhe të ardhurave personale, ndërsa Franca mori pikët më të larta për orët më të pakta në punë. Një motiv shumë i mirë për të qenë i/e lumtur.
Ndoshta, jo për t’u habitur, kombet skandinave, në mënyë të veçantë Norvegjia dhe Islanda rrëmbyen vendet e para në një rankim të përgjithshëm ku përfshihen të gjithë kriteret e vlerësimit, me treguesë të fortë në punësim, sigurinë në punë dhe faktorët mjedisorë.
Ndërsa të preferuarat për të patur shtëpi me hapësirë të madhe të kombinuar me perceptimin për një shëndet më të mirë janë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Australia.
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor