Fillimi i Vitit të Ri është koha e duhur për të marrë vendime të reja dhe të ndryshme.
Pavarësisht nëse vendosni t’i kushtoni më shumë kohë ushtrimeve, nëse doni të flini më shumë, apo nëse doni të qëndroni duke parë TV, e dini se ushqimi është pjesa që nuk mund ta lini pas dore, transmeton portal arbresh.info
Prandaj, nutricionistja Kim Rose ka përpiluar një listë të ushqimeve më të shëndetshme për Eat This që duhet t’i përfshini menjëherë në menunë tuaj.
Fasule
Fasulet konsiderohen si një nga ushqimet më të shëndetshme. Janë të pasura me fibra, prandaj ndihmojnë në uljen e kolesterolit, ruajnë nivelin e sheqerit në gjal dhe ndihmojnë në shëndetin e tretjes.
Fara liri
Farat e lirit janë një superushqim, sepse janë të pasura me plot acide yndyrore omega-3. Ato ulin kolesterolin dhe mbështesin shëndetin e trurit dhe të zemrës.
Vezët
Janë të pasura me protein dhe janë një ushqim që të konsumohet në çdo moment të ditës. Vezët mund të hahen për mëngjes, drekë dhe darkë dhe përgatiten në njëqind mënyra.
Mbi përfitimet shëndetësore të vezëve ka pasur shumë diskutime, por ekspertët përfundimisht kanë arritur në përfundim se ato janë në të vërtetë shumë të dobishme sepse ato ofrojnë mikronutrientë, antioksidantë të dobishëm dhe ndihmojnë në uljen e hipertensionit, thotë Rose.
Bizelet
Nëse dëshironi të merrni me shumë protein bimore, bizelet janë zgjidhja. Përmbajnë pak yndyrë dhe sasi të konsiderueshme të fibrave.
Quinoa
Kjo është një drith plot me vitamina, lëndë ushqyese dhe protein, ndaj padyshim është një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të konsumoni. Sipas Journal of Cereal Science, ngrënia e quinoas mund të ndihmojë zemrën, zorrët dhe shëndetin metabolik./arbresh.info/
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...