Ndjeni dhimbje të eshtrave dhe të kokës? Ja si të merreni me ndryshimin e kohës

08:37 | 25 Mars 2022
Trina Galanxhi

Ndryshimet e papritura të motit, kërcimet e alternuara dhe rënia dhe rritja e temperaturës shkaktojnë probleme shëndetësore tek shumica e njerëzve.

Problemet më të zakonshme që sjell ndryshimi i kohës janë luhatja e presionit të gjakut, rrahjet e shpejta të zemrës dhe dhimbja e kokës, transmeton portal arbresh.info

Ekspertja italiane për ndikimin e klimës në shëndet, dr. Angelico Brunoli, thotë se një situatë e tillë zgjat një ose dy ditë.

Këshillat e saj për t’i përballuar ndryshimit të motit janë:

– Ashtu siç kontrolloni temperaturën çdo mëngjes para se të dilni për të vendosur se çfarë të vishni, po ashtu kontrolloni ndryshimin midis temperaturave të mëngjesit dhe ditës. Nëse jeni të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit, merrni ilaçet e duhura kundër dhimbjes së kokës.

– Kaloni sa më shumë kohë në dritë, në natyrë dhe merruni me aktivitet fizik.

– Çdo formë e aktivitetit fizik që zgjat të paktën gjysmë ore në ditë do ta bëjë organizmin më të qëndrueshëm dhe më rezistent ndaj ndryshimeve të motit. Nuk ka rëndësi nëse vendos të ecësh shpejt, të ngasësh biçikletë apo të ecësh, e rëndësishme është të qëndroni jashtë në ajër të pastër.

– Pasojat negative të ndryshimeve të motit do të zbuten nga një dietë e shëndetshme dhe e duhur e pasur me fruta dhe perime. Së bashku me një dietë të larmishme, rekomandohet edhe pirja e ujit.

– Relaksimi me pije të ndryshme bimore si kamomil, nenexhik, ndihmon për ta përballuar ndryshimin e motit. Përveç shijimit të aromave të ndryshme, efektet shëruese të bimëve do t’ju përmirësojnë disponimin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme