Për të shmangur konfliktet dhe që të mos keni mosmarrëveshje në familje, do ju duhet shumë durim. Gjithashtu largpamësi dhe dinakëri.
Marrëdhënia me nënën e tij nuk është gjithmonë i lehtë. Por para se të shkatërrosh përfundimisht marrëdhëniet përpiquni që të bini dakord me njëra-tjetrën.
Ja çfarë këshillojnë ekspertet:
Ruani privatësinë
Mbajtja e distancës nuk do të thotë të jesh e hapur, por të definosh hapësirat e tua, madje edhe ato fizike, pa hije dyshimi. Shtëpia juaj është e juaja, si ajo e vjehrrës është e saja. Kështu që duhet të shmangni kopjen e çelësave nëse nuk është rreptësisht e nevojshme.
Buzëqeshni
Gratë janë të pajisura me neurone të pasqyruara, që do të thotë se nëse buzëqeshni, edhe ata që përballen me ju do të buzëqeshin në mënyrë të pashmangshme. Një buzëqeshje zbut tensionet dhe predispozitat për tu mirëpritur dhe dëgjuar, është i lehtë dhe nuk kërkon shumë përpjekje. Vlen të provohet, efektet pozitive do të jenë të dukshme.
Nëse do të isha në vendin tënd
Të vendosesh në pozicionin e tjetrit, është mënyra më e mirë për të kuptuar një tjetër këndvështrim nga i juaji. Ju nuk e njihni jetën e vjehrrës suaj, çfarë ëndrrash kishte apo se çfarë mendonte në të vërtetë. Kush e di! Nëse do i njihni njerëzit nga afër shumë armiqësi nuk do kishin arsye që të krijoheshin dhe do e kuptonit njëra-tjetrën edhe më mirë, pa krijuar tensione të panevojshme.
Asnjëherë në të njëjtin nivel
Konkurrenca është e padobishme, kështu që në vend që të luftoni në të njëjtën fushë (tërhiq e mos e këput është gjëja me e mirë). Bëni gjëra të ndryshme, por nëse keni nevojë për këshilla, nuk ka asgjë të keqe që të kërkoni ndihmë prej saj. Ulja e armëve mund të ndihmojë në shmangien e konflikteve dhe mund të ju japë edhe kohë të lirë, një bilanc pozitiv, pa dyshim.
Rroftë diplomacia
Të pranosh kritikat nuk është e lehtë. Nuk mund të jesh dakord me të gjithë, por ajo që ka rëndësi është të ndiheni mjaft të forta për të dëgjuar kritikat, pa qenë nevoja ta pranoni atë domosdoshmërisht.
Gjithmonë autoritare
Nëse jepni një opinion, duhet ta mbështesni me motivime të përshtatshme dhe me siguri të plotë. Duke qenë autoritare nuk do të thotë të imponosh veten me forcë, por duke besuar tek bindjet e tua, nuk ke nevojë që të dëgjosh kritikat dhe të justifikosh veten . Pra, me vjehrrën duhet të kesh disa koncepte të qarta: e pamundur të keqkuptohesh.
Të kufizohemi sa më shumë të jetë e mundur
Si mos të nervozohesh kur marrëdhënia bëhet bezdisëse? Para se t’ia lini të gjitha fajet vjehrrës, le të përpiqeni të kuptoni se sa hapësirë i keni lënë dhe sa i keni marrë. Le të kuptoni se marrëdhëniet janë gjithnjë në dy, kështu që duhet të shmangni konfliktin dhe duke qeshur i përgjigjeni kritikave dhe i thoni që vendimet tashmë i keni marrë dhe nuk mund të ketë më ndryshime. Në këtë pikë, vjehrra do të përmbahet sepse keni mundur që të ndërtoni kufij mes njëra-tjetrës.
Edukimi i fëmijëve është kompetenca juaj ekskluzive
Bëni durim në qoftë se ata iu japin pak karamele ose pak më shumë argëtim se sa kishim vendosur. Në fund gjyshërit iu japin shumë dashuri dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.
Aprovimi? Edhe jo
Le ta pranoni, shpesh pa qenë në dijeni ju kërkoni një formë miratimi nga ana tjetër. Duhet të jeni të aftë që t’i thoni “jo”, vjehrrës kur tenton që të ju bindë për diçka.
Mos i zgjidhni konfliktet me anë të bashkëshortit
Shpesh nuset tentojnë të shkaktojnë tensione tek vjehrra, por është shumë e vështirë për të diskutuar problemin me partnerin. Në të vërtetë, pas një nëne ndërhyrëse dhe poseduese, shumë herë ka fëmijë që nuk dëshiron të marrë përgjegjësinë për t’u bërë një i rritur. Më mirë një diskutim i vogël sot, se nesër një luftë e furishme.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...