Ndiq këto 5 rregulla, nëse do me të vërtetë të biesh nga pesha

15:37 | 16 Nëntor 2018
Arbresh.info

Ka disa rregulla që mund t’i ndjekësh nëse përfundimisht do që të biesh nga pesha. Nëse gjatë kësaj periudhe e ke marrë seriozisht rënien nga pesha, ndiq këto rregulla strikte që nuk duhen thyer nëse vërtet do që arrish rezultate.

Ha gjithmonë mëngjes

Braktisja e vakteve është një gabim i madh, sipas nutricionistes Cynthia Sass, veçanërisht kur është fjala për mëngjesin. Mëngjesi është vakti më i domosdoshëm dhe nëse i merr të gjitha kaloritë dhe ushqehesh me proteina që të japin energji dhe fibra, atëherë do të ndihesh e ngopur deri në orët e pasdrekës.

 

Është e domosdoshme të bësh disa ndryshime

Për fat të keq, nuk mund të vazhdosh të hash akullore të mëdha pas darke dhe të presësh që numrat e masës të bien. Për të nxitur rënien në peshë, ke nevojë për ndryshime të shëndetshme, si p.sh të marrësh kalori nga një ushqim i ekuilibruar në shumicën e kohës. Mos harro që nuk je vetëm duke mbajtur dietë, por po ndryshon mënyrën e të ushqyerit.

Ushqime të shëndetshme nuk do të thotë të hash gjithçka

Arrat, gjalpi i kikirikut, avokadot, patatet e ëmbla, lëngu i portokallit, orizi kafe – janë ushqime me shumë kalori, por kjo nuk do të thotë se duhet të hash ç’të të dalë përpara. Mbi të gjitha, duhet të jesh e vetëdijshme për sasinë e duhur të ushqimeve që janë të rekomanduara.

 

Kaloritë që merr nuk mund të jenë më shumë se kaloritë që djeg

Humbja e peshës është një matematikë shumë e thjeshtë: ke për të djegur 500 kalori në ditë nëse do të humbasësh 1 kg në javë. Në qoftë se djeg 250 kalori nga një vrap në mëngjes, duhet të heqësh po 250 kalori nga dieta atë ditë. Fillo vendos baste për veten.

Pasi i ke humbur kilet që do, nuk mund t’u kthehesh zakoneve të vjetra

Nëse gjatë kohës që mbaje dietë, e zëvendësove Cola-n me ujin natyral mineral, tani që je kthyer në peshë ideale nuk mund t’i kthehesh zakonit të vjetër. Humbja e peshës është, mbi të gjitha, një ndryshim jete, nuk është diçka që e bën derisa arrin qëllimin për të humbur peshë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme