Në kohën bashkëkohore, imazhi i medias dhe imazhi i trupit tonë janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin. Veçanërisht, portretet e një gruaje perfekte, pa flokë të thinjura dhe me lëkurë tejet të pastër po i rrëmbejnë mendjet tona.
Revistat, portalet, magazinat dhe rrjetet sociale janë dirigjues të jetës sonë të përditshme, nga mënyra se si ne vishemi deri tek ideja e perfeksionit trupor. Media tanimë është burim primar i argëtimit.
Si ndikon media në imazhin tonë trupor?
Amerikanët shpenzojnë 250 miliardë orë çdo vit, duke shikuar televizor. Spotet reklamuese, zënë rreth 30 përqind të asaj se çka shohin në mediat televizive. Mesatarisht, një fëmijë shikon rreth 20.000 reklama në televizor. Në këtë rast, nuk duhet përjashtuar edhe llojet e tjera të mediave elektronike, si: portalet e ndryshme dhe ueb faqet e tjera. Rrjedhimisht, media dhe imazhi i trupit janë të lidhura ngushtë, për shkak të numrit të imazheve që shohim dhe sasisë së tepërt të ekspozimit që bëhet në këto imazhe.
Një numër i madh hulumtimesh, sugjerojnë se media po bën një punë të jashtëzakonshme, për të na bërë të ndihemi keq për veten. Derisa i përvetësojmë vlerat kulturore dhe idealet e paraqitjes, ne bëhemi më të pakënaqur me imazhin tonë. Përveçse është një nga parashikuesit më të fortë të zhvillimit të çrregullimeve të ngrënies, pakënaqësia e trupit na çon të shpenzojmë sasi të mëdha të burimeve tona personale. Këtu përfshihen paratë, koha dhe energjia jonë.
Analizat e ekspertëve në SHBA, kanë rezultuar në disa fakte interesante për ndërlidhjen e mediave me imazhin trupor:
Përafërsisht, rreth 80 % e femrave në Amerikë nuk e pëlqejnë dukjen e tyre.
34 % e djemve janë të pakënaqur me pamjen që kanë.
Mbi 50 % e amerikanëve, nuk janë të lumtur me peshën e tyre aktuale.
70 % e femrave me peshë normale, duan të jenë më të dobëta.
Imazhi trupor është një problem i madh në shoqëri. Ky fakt mund të na dërgojë në depresion, ankth social dhe çrregullime të të ngrënit./revista psika
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist