Një dhëndër hero ka lënë dasmën e tij për të hyrë në oqean e shpëtuar një adoleshent që po mbytej.
Oficeri i Rojës Bregdetare, Zac Edwards ishte duke pozuar për foto me nusen e tij Cindy, kur një grua bërtiti pasi pa 18-vjeçarin Jamel Robinson duke u fundosur në ujë, transmeton portali arbresh.info.
Zac ka thënë për Mirëmëngjesi Amerikë që Cindy i kishte thënë të futej në ujë dhe të shpëtojë djalin, duke shtuar: ‘Duhet të dëgjosh gruan tënde, ose je në telashe’.
Zac arriti të heqë këmishën e tij dhe të hiqte pantallonat, por Cindy i tha atij se nuk kishte kohë kru pa se Jameli u largua më shumë nga bregu.
Por fatmirësisht shpëtuesit nga Departamenti i Zjarrit dhe Sërfit shkuan në vendngjarje pak momente më vonë.
Zac u ndihmoi atyre të vendosin adoleshentin në jetski para se të kthehej edhe vetë në breg.
Sipas autoriteteve, Jamel kishte injoruar flamurin e kuq që ishte vendosur. Flamuri i kuq në plazh nënkupton që është rrezik për t’u larë për shkak të valëve të mëdha./Arbresh.info/
Gjatë 24 orëve, Policia e Kosovës arreston 11 persona dhe sh...
Integrimi në BE, Rama: Gati për të hapur 2 grupkapituj të tj...
Një i mitur është arrestuar për vrasje në tentativë në Feriz...
Sekuestrohet duhan me vlerë 130 mijë euro, dyshohet të jetë ...
“SPAK nuk është i imi”, Rama: Paraburgimi nuk mund të bëhet ...
Nën kërcënimin e thikës, një person tenton të kryejë grabitj...