Google ADS

Ndërpret ceremoninë e martesës për të shpëtuar të riun që po mbytej

15:57 | 8 Gusht 2018
Arbresh.info

Një dhëndër hero ka lënë dasmën e tij për të hyrë në oqean e shpëtuar një adoleshent që po mbytej.

Oficeri i Rojës Bregdetare, Zac Edwards ishte duke pozuar për foto me nusen e tij Cindy, kur një grua bërtiti pasi pa 18-vjeçarin Jamel Robinson duke u fundosur në ujë, transmeton portali arbresh.info.

Zac ka thënë për Mirëmëngjesi Amerikë që Cindy i kishte thënë të futej në ujë dhe të shpëtojë djalin, duke shtuar: ‘Duhet të dëgjosh gruan tënde, ose je në telashe’.

Zac arriti të heqë këmishën e tij dhe të hiqte pantallonat, por Cindy i tha atij se nuk kishte kohë kru pa se Jameli u largua më shumë nga bregu.

Por fatmirësisht shpëtuesit nga Departamenti i Zjarrit dhe Sërfit shkuan në vendngjarje pak momente më vonë.

Zac u ndihmoi atyre të vendosin adoleshentin në jetski para se të kthehej edhe vetë në breg.

Sipas autoriteteve, Jamel kishte injoruar flamurin e kuq që ishte vendosur. Flamuri i kuq në plazh nënkupton që është rrezik për t’u larë për shkak të valëve të mëdha./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme