Çdo lloj i punës ka aspektet pozitive dhe negative. Punët mund të jenë të ndryshueshme: një minutë jeni të stresuar dhe në tjetrin të lumtur.
Webfaqja e sigurimeve Insurance Quotes së fundmi anketoi më shumë se 1,000 Amerikanë të karrierave dhe gjeneratave të ndryshme për të zbuluar se si ndihen për punën e tyre.
Studimi krahasoi ndjenjat e njerëzve nga lloji i punësimit, duke përfshirë punonjësit e pavarur, punonjësit e vetë-punësuar, punonjësit me pagë, punonjësit për orë dhe njerëzit të cilët kanë pagë fikse plus bakshishe.
Nga ekuilibri jetë-punë në sigurinë në punë, rrugët e ndryshme të karrierës kanë gjërat negative dhe pozitive. Këtu janë disa fakte se si njerëzit në lloje të ndryshme të punës ndihen për punën e tyre.
Punonjësit e vetë-punësuar janë më të lumturDel se njerëzve iu pëlqen të jenë shefi i vetes. Ndërmarrësit dhe tjerët punonjës të vetë-punësuar janë disa nga Amerikanët më të lumtur sot.
Në një shkallë prej 1 në 7, ata të vetë-punësuarit shënuan 5.4 në spektrin e lumturisë, duke i vendosur ata mbi punonjësit me pagë dhe ata për orë.Punonjësit e pavarur janë më të stresuaritNga të gjitha llojet e punësimit, punonjësit e pavarur janë shumë më të stresuar se të gjithë punonjësit tjerë. Sipas sondazhit, pothuajse të gjithë ata (92.9 përqind) thanë se nuk ishin të lumtur për shkak të stresit që puna e tyre sjellte.
Mirëpo, të gjithë punonjësit e pavarur të anketuar thanë se ishin të lumtur me fleksibilitetin e punës së tyre.Punonjësit me pagë fikse + bakshishe thonë se kolegët e tyre janë aspekti më i keq i punës së tyreKolegët e këqij mund të jenë një ankth i vërtetë.
Dhe punonjësit të cilët kanë një pagë fikse + bakshishe thonë se kolegët e tyre janë aspekti më i keq i punës së tyre. Në fakt, pothuajse dy e treta thanë se kolegët e tyre i mërzitnin.Njerëzit me punë të shumta janë pak më të lumtur se ata me vetëm një punëSot, shumë njerëz po bëjnë punë të shumta, në fakt, afër 7.6 milion Amerikanë punojnë, sipas statistikave të Zyrës së Punës.
Në përgjithësi, kur është fjala tek aspektet e punës si fleksibiliteti, ambienti i punës, përgjegjësitë dhe stresi, njerëzit të cilët kanë më shumë se një punë janë më të lumtur.
Mirëpo, njerëzit me më shumë se një punë janë më negativë kur është fjala tek ekuilibri jetë-punë dhe përqindja e pagesës.
Punonjësit me punë të shumta brengosen për pagesën për shpenzime mjekësoreKur është fjala tek shpenzimet për urgjenca mjekësore, njerëzit me punë të shumta nuk kanë aq vetëbesim sa njerëzit me një në aftësinë e tyre për të paguar për këto ndodhi. 66 përqind e njerëzve me një punë thonë se ndihen rehat duke paguar kontrolle mjekësore, përderisa vetëm 58 për qind e punonjësve me punë të shumta thanë këtë.
Punonjësit me një punë ndihen më rehat në rritjen e familjes dhe kursimit për pensionNjerëzit të cilët kanë vetëm një punë kanë më shumë vetëbesim në financat e tyre kur ishte fjala për rritjen ose nisjen e familjes dhe kursimit për pension. Vetëm një në katër punonjës me punë të shumta ndjehej rehat për rritjen e një familje, përderisa 34 përqind e njerëzve të cilët kanë vetëm një punë thanë kështu.
Shumë nga punonjësit e pavarur më të vjetër kanë më shumë se një punëKur është fjala tek gjeneratat, gjeneratat më të vjetra të cilët janë të vetë-punësuar apo të pavarur kanë më shumë gjasa të bëjnë dy punë.
Të rinjtë e shfrytëzojnë më së miri punën e tyre të dytëKrahasuar me gjeneratat tjera të punonjësve të cilët kanë punë të shumta, të rinjtë fitojnë të ardhura javore të mëdha nga bizneset e tyre anësore. 21 për qind e atyre fitojnë 300 dollarë ose më shumë çdo javë, përderisa vetëm 18 përqind e të vjetërve fitojnë kaq
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?