Vetullat janë një element shumë i rëndësishëm i bukurisë. Viteve të fundit tendenca e rregullimit të tyre në mënyrë sa më perfekte po vjen e po rritet.
Më poshtë mund t’i gjeni disa këshilla se si t’i evitoni gabimet më të shpeshta dhe të keni dukje sa më natyrale të tyre.
Kujdes me gërshërët
Gjatë heqjes së vetullave normalisht preferohet edhe shkurtimi i fijeve që janë më të gjata, por nëse i shkurtoni shumë vetëm sa do i krijoni probleme vetës. Preferohet që t’i krihni ato dhe të gjeni vetëm fijet të cilat konsideroni se vërtetë duhet prerë.
Mos i vizatoni vetullat në mënyrë të dukshme
Të gjithë dëshirojnë të kenë vetulla sa më të plota dhe të guximshme, por nëse dëshironi vetulla të trasha mos i vizatoni ato në mënyrë të dukshme. Provoni laps më të mbyllët se ngjyra e vetullave dhe në drejtim të fijes aplikoni lapsin. Një gjë e tillë ju ndihmon që të evitoni gabimin më kryesor gjatë grimit.
Pastroni ato nga produktet kozimetike
Zakonisht vetëm larja e tyre nuk mjafton. Që të keni vetulla të shëndetshme dhe të plota duhet që t’i trajtoni ato me vajra natyral, si vaji i kokosit, i arganit dhe i ullirit në mënyrë që edhe ato të kenë kohën e tyre për tu qetësuar.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...