Vajzat binjake që lindën të bashkuara në enklavën palestineze të bllokuar të Rripit të Gazës, janë ndarë përmes një operacioni në Riad.
Abdullah bin Abdulaziz Al-Rabiah, i cili drejtoi ekipin që vepronte në ndarjen e Farah dhe Haneni, ka dhënë lajmin për suksesin e arritur, shkruajnë mediat saudite, transmeton portali arbresh.info
Operacioni filloi të hënën në mëngjes dhe përfshinte nëntë faza të anestezisë dhe ndarjen e organeve të shumta, duke përfshirë edhe mëlçinë, si dhe restaurimin e organeve në njëren nga binjakët.
Lajmi vjen muaj pasi një mjek dhe një anëtar i familjes së foshnjave kërkuan nga autoritetet në Gaza që t’u lejohet të shkojnë jashtë vendit për të kryer operacionin.
Izraeli ka mbajtur në bllokadë enklavën për një dekadë, duke përmendur frikën e sigurisë mbi sunduesit islamikë të Gazës Hamas./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...