Një burri mysliman iu kërkua që të zbriste nga avioni, pasi një pasagjer e dëgjoi të fliste në telefon në gjuhën arabe.
Khairuldeen Makhzoomi, një 26–vjeçar i diplomuar në Universitetin e Berkeley, Kaliforni, u ul nga avioni në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles, në Prill të këtij viti.
Sipas asaj që shkruan “The Independent”, sapo i riu kishte zënë vendin e tij në avion, ai i kishte bërë një telefonatë të shkurtër dajës së tij në Bagdad, për t’i treguar sesa i emocionuar ishte që do të kishte mundësinë t’i bënte një pyetje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Ban Ki – moon, gjatë një darke që do të zhvillohej të nesërmen e asaj dite.
Por përpara se të mbyllte telefonin, ai tha shprehjen “ishallah“.
Teksa po mbyllte telefonin, ai dalloi një grua që i kishte ngulur sytë dhe fillimisht mendoi se ishte bezdisur ngaqë ndoshta po fliste me zë të lartë.
“Brenda dy minutave erdhi një djalë bashkë me dy oficerë policie. Nuk mund ta besoj sa shpejt erdhën dhe më kërkuan të zbrisja nga avioni”, shpjegoi Makhzoomi.
Një agjent e shoqëroi jashtë dhe e pyeti përse po fliste në arabisht, duke marrë parasysh “klimën aktuale politike”.
Studenti i shkencave politike i shpjegoi me qetësi se kishte thënë vetëm fjalën “me shpresë të Zotit” dhe interrogatori u mbyll, megjithatë jo para se të sillnin qentë për të kontrolluar valixhet e tij për eksplozivë.
“SHBA është toka e lirë. Njerëzit e respektojnë ligjin. Si mund t’i poshtërosh njerëzit në këtë mënyrë? Ishte një shok i madh”,tha Makhzoomi për “The Independent”.
“Kam jetuar nën udhëheqjen e Saddam Hussein, e di çfarë do të thotë diskriminim”, shtoi ai më tej.
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...