Në studimet e mëparshme, shkencëtarët kanë shqyrtuar idenë e përdorimit të muzikës si një terapi për të lehtësuar dhimbjet, shkruan Medical News Today.
Një studim i bërë së fundmi tregon se dëgjimi i muzikës mund të përmirësojë jetën e njerëzve, që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit dhe sëmundje të tjera, të cilat manifestohen me dhimbje kronike. Studimet e mëparshme kanë treguar se muzika mund të lehtësojë edhe simptomat e sëmundjes së epilepsisë.
Në studimin e fundit të bërë nga Universiteti Utah në qytetin Salt Lake, shkencëtarët kanë përdorur minjtë për të konfirmuar efektin e muzikës në shëndet.
Në minj, shkencëtarët aplikuan dy lloj dhimbjesh, atë që shkaktohet nga inflamacioni dhe dhimbjen që shkaktohet nga ndonjë ndërhyrje kirurgjike. Ata i ekspozuan këta minj në një ambient në të cilin luajtën muzikën e Moxartit çdo ditë për 3 javë rresht.
Dr. Grzegorz Bulaj, profesor i kimisë thotë “Muzika është sikur ADN-ja. Ne kemi studiuar sekuencat e muzikës së Mozartit dhe i kemi ndarë ne lista për t’i aplikuar për hulumtime neurologjike”. Njëkohësisht minjve iu është dhënë edhe analgjetikë- barna kundër dhimbjes siç ishin ibuprofeni, canabidiol, levetiracetam dhe galaninë.
Eksperimenti me ibuprofen prodhoi rezultate më të forta dhe efekti i saj në minj, që iu kishin ekspozuar ambientit me muzikë ishte për 93% me i fortë sesa tek minjtë, që nuk kishin dëgjuar muzikë. Edhe në rastet me barna të tjera, është vërejtur se ato kanë dhënë efekt më të madh tek minjtë që u janë ekspozuar muzikës.
Tani ka evidenca të sakta, që muzika interferon me barna dhe zbutë simptomat e dhimbjeve kronike të shkaktuara nga sëmundje të ndryshme
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...