Dëgjimi i muzikës në shtëpi mund të zvogëlojë dhimbjen e pacientëve të kancerit dhe simptoma të tjera të pakëndshme si lodhja, sugjeron një hulumtim i realizuar së fundmi.
Ekspertët thanë se muzika mund të bëjë që truri të lëshojë kimikate të mira, përfshirë endorfine dhe hormonet dopamine dhe serotonin.
Muzika gjithashtu mund të veprojë si një zbavitje e mirëpritur, duke i bërë njerëzit të mendonin për gjëra të tjera dhe jo për sëmundjen e tyre – tregojnë të gjeturat me pacientët që vuajnë nga kanceri i gjirit.
Rreth 360,000 raste të kancerit diagnostikohen çdo vit në Britani të Madhe së bashku me 1.7 milion në SHBA – muzika mund të jetë një formë e lirë dhe e kapshme e përmirësimit të cilësisë së jetës së atyre që jetojnë me sëmundjen, thanë ekspertët.
Studimi, i udhëhequr nga Dr Feng-Chi Hsieh, ndau grupin prej 60 pacientëve me kancer në dy grupe.
Gjysma prej tyre dëgjuan muzikë në shtëpi – klasike, të popullarizuar apo tradicionale – përmes një MP3 player.
Pacientëve të tjerë iu dha një MP3 player, por ata mund të zgjedhnin të dëgjonin vetëm tingujt e ambientit, që në të kaluarën është provuar dhe nuk ka treguar sukses.
Grupi i pacientëve që dëgjoi muzikë përgjatë gjashtë javëve ka treguar lehtesime te dhimbjes e ldhjes fizike e psikike.
Autorët e studimit thanëse “në përmbledhje, dëgjimi i muzikës mund t’i tërheqë përkohësisht pacientët nga dhimbja e tyre dhe t’ju sjellë gëzim”.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë