Google ADS

Muskujt e fuqishëm ju ndihmojnë të jetoni më gjatë

22:05 | 28 Gusht 2018
Trina Galanxhi

Përderisa ka shumë diskutime mbi përfitimet e forcimit të muskujve, një studim i ri ka gjetur se kjo mund të ndihmojë në rritjen e jetëgjatësisë.

Sipas hulumtimeve të kryera nga Universiteti në Michigan, muskujt e fortë kanë lidhje me jetëgjatësinë, transmeton portali arbresh.info

Studimi, i botuar në Journal of Gerontology: Medical Sciences zbuloi se njerëzit që i kanë muskujt e dobësuar kanë 50 përqind më shumë gjasa të vdesin më herët.

“Forcimi i muskujve zgjat jetën dhe sidomos në pleqëri”, tha autorja e studimit, Kate Duchovny.

Së bashku me kolegët e saj, ajo ka analizuar të dhënat nga 8,326 burra dhe gra amerikane mbi moshën 65 vjeç, të cilët u përzgjodhën për të përfaqësuar popullatën kombëtare si tërësi, si pjesë e studimit të universitetit për shëndetësinë dhe daljes në pension.

Sipas studiuesve, muskujt e duarve kanë rëndësi të madhe në kohën e pleqërisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme