Nëse kërkon një martesë të lumtur atëherë duhet të dish si të krijosh disa lloje besimi. Se disa çifte ngatërrohen duke menduar se me besim nënkuptohet vetëm të jesh seksualisht besnik. Në rregull, kjo është esenciale, por ka edhe më shumë sesa thjesht tradhtia.
Martesa e suksesshme kërkon 5 lloje besimesh që burri dhe gruaja duhet t`u japin njëri-tjetrit. Kështu që bëni një kontroll se cilin prej këtyre besimeve e fusni ose jo në martesën tuaj. Kërkojini edhe partnerit të bëjë të njëjtën gjë.
Besoni se jeni të dy seksualisht besnikë.
Pa besnikërinë seksuale martesa nuk do të funksiononte. Partnerët mund ta marrin veten pas një tradhtie, por me ndihmën e profesionistëve.
Besoni se nuk po e dëmtoni, refuzoni, ose kontrolloni tjetrin.
Ta dëmtosh tjetrin fizikisht ose verbalisht do të sillte patjetër mungesë besimi dhe frike.
Besimi se e do tjetrin pa pasur qëllime të fshehta.
Duhet të jeni të sigurtë se e doni njëri-tjetrin jo për motive të fshehta por thjesht sepse e doni.
Besimi se nuk do ta braktisni njëri-tjetrin në raste mërzitjeje, konflikti apo mosmarrëveshjesh.
Mërzitjet, konfliktet apo mosmarrëveshjet janë të paevitueshme. Po duhet të jeni të sigurtë që s`do largoheni nga njëri-tjetri për këto shkaqe.
Besimi se do ta keni njëri-tjetrin dhe martesën prioritetin kryesor.
Mos e merrni njëri-tjetrin për të mirëqenë duke e neglizhuar lidhjen, apo duke i dhënë shumë kohë dhe energji për gjëra të tjera dhe njerëz që e thyejnë besimin. Kujtohuni se çdo ditë e jetës është e rëndësishme. Mbajini të qarta prioritetet. Mbajeni veten dhe partnerin në vëmendjen kryesore.
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez