Google ADS

Mungesa e orgazmës tek gratë, simptomat dhe shkaqet

10:50 | 14 Shkurt 2017
Arbresh.info

Pavarësisht asaj që shfaqet nëpër filma, e sigurt është që orgazma s’është diçka e thjeshtë. Arritja e pikut të kënaqësisë është një reaksion kompleks mes faktorëve fizikë, emocionalë dhe psikologjikë

 

Anorgazma është përkufizimi mjekësor që i bëhet vështirësisë për arritjen e orgazmës pas një stimulimi të mjaftueshëm seksual. Kjo është një gjendje e shpeshtë që prek shumë më tepër gra sesa mendohet. Orgazmat variojnë në intensitet dhe gratë karakterizohen nga frekuenca e orgazmave të tyre dhe niveli i stimulimit të domosdoshëm për të shkaktuar orgazmën. Përveç kësaj, ka variabilitet që lidhet me moshën, gjendjen shëndetësore dhe përdorimin e medikamenteve të ndryshme.

 Simptomat

Orgazma është të ndjerit e një kënaqësie të madhe dhe çlirimi të tensionit fizik, të shoqëruar me kontraksione ritmike të pavullnetshme të muskulaturës pelvike. Bazuar në këtë përcaktim, anorgazma është paaftësia për të përjetuar orgazmë apo vonesa e zgjatur për të arritur në orgazëm. Klasifikohen disa tipa anorgazmash:

Anorgazma primare: Kur gruaja nuk ka arritur kurrë orgazëm

Anorgazma sekondare: Kur gruaja ka pasur më parë orgazma, por së fundmi ka vështirësi në arritjen e tyre.

Anorgazma situacionale: Kur gruaja arrin në orgazëm vetëm në gjendje të caktuara p.sh. gjatë seksit oral apo masturbimit. (Kjo është shumë e shpeshtë tek gratë). Në fakt, shumica e grave arrijnë në orgazëm vetëm gjatë stimulimit të klitorit.

Anorgazma e përgjithshme: Kur gruaja nuk arrin në orgazmë në çdo lloj pozicioni dhe me cilindo partner.

Shkaqet

Pavarësisht asaj që përshkruhet apo shfaqet nëpër filma, e sigurt është që orgazma s’është diçka e thjeshtë. Arritja e pikut të kënaqësisë është një reaksion kompleks mes faktorëve fizikë, emocionalë dhe psikologjikë.

Shkaqet fizike: Shumë sëmundje, ndryshime fizike apo medikamente të ndryshme mund të ndërhyjnë me orgazmën.

Gjendje mjekësore: Sëmundjet, si: diabeti apo skleroza e shumëfishtë ndikojnë në shfaqjen e problemeve me orgazmën.

Ndërhyrje gjinekologjike: Operacionet e qafës së mitrës, heqja e mitrës, prania e aderencave nga infeksionet kronike i bëjnë marrëdhëniet seksuale të dhimbshme.

Medikamente të ndryshme: Medikamentet që përdoren për mjekimin e tensionit të lartë të gjakut, antialergjikët apo antidepresivët ndikojnë në cilësinë e marrëdhënieve seksuale.

Alkooli dhe droga: Sasia e madhe e alkoolit dhe përdorimi i drogave të ndryshme pengon aftësinë për arritjen e orgazmës.

Mosha: Me kalimin e viteve gruaja pëson ndryshime anatomike, hormonale, neurologjike apo kardiovaskulare, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në seksualitetin e saj. Vlerat estrogjenike gjatë kalimit në menopauzë, sjellin një ulje të ndjeshmërisë së klitorit, kokave të gjoksit, lëkurës. Po ashtu ndodh një pengim në qarkullimin e gjakut në vaginë dhe klitor, ç’ka sjell stopim të orgazmës.

Shkaqe psikologjike:

Probleme mendore, si p.sh: ankthi ose depresioni

Ankthi për arritjen e orgazmës

Stresi dhe probleme financiare

Kultura dhe besime fetare të ndryshme

Frika nga shtatzënia apo marrja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme

Turpi apo droja

Bërja fajtor për eksperiencat seksuale të ndryshme

Probleme të lidhjes

Shumë çifte që kanë probleme në marrëdhënien e tyre, shfaqin probleme edhe gjatë akteve seksuale.

Për këtë ndikon:

Mungesa e lidhjes me partnerin

Konflikte apo probleme të pazgjidhura të ditës

Komunikim i keq në lidhje me nevojat seksuale apo preferencat seksuale

Tradhtia apo mungesa e besimit

Diagnostikimi:

Anamneza mjekësore: Jeta seksuale, histori infeksionesh të kaluara, ndërhyrje kirurgjikale, japin të dhëna të rëndësishme që ndihmojnë në vënien e diagnozës.

Ekzaminimi fizik, duke nisur nga tërësia e aparatit genital.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme