Flokët e thinjur nuk janë shumë të zakonshëm për gratë në moshë të re, kështuqë është e natyrshme që të filloni dhe frikësoheni sapo t’i vëreni ato.
Sipas dermatologut, Gary Goldenberg, flokët fillojnë të thinjen rreth të 50-ave, transmeton portali arbresh.info
Flokët e thinjur në moshë të hershme janë gjithashtu gjenetike, por nëse askush në familje nuk është ballafaquar më këtë problem, atëherë duhet të siguroheni nëse keni mungesë të kësaj vitamine.
Mangësia e vitaminës B12 shkakton të thinjura të hershme, ka sqaruar Goldenberg. Marrja shtesë e vitaminës B12 mund të ndihmojë të parandaloni të thinjurat në moshë të hershme.
Një tjetër faktor që lidhet më këtë gjë është edhe pirja e duhanit.
“Kjo mund të lidhet me mënyrën e jetesës, dietat dhe me pirjen e duhanit”, shtoi Goldenberg.
Sigurisht që e keni dëgjuar edhe më parë, që tjetër faktor është edhe stresi. Edhe pse nuk ka ndonjë lidhje direkte mbi këtë, stresi rrit nivelin e kortizolit, të cilat më pas dëmtojnë pigmentin e flokëve.
Për fat të keq, Goldenberg thotë se ky proces është i pandalshëm, prandaj sado që pëpiqeni të mbuloni ato me ngjyra në ndryshme, ato prap do mbesin po aty./arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...