Fëmijët që nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm janë më të prirë të abuzojnë me drogë dhe alkool kur arrijnë fazën e adoleshencës, paralajmëron studimi i ri.
Përgjatë një periudhe 10 vjeçare, hulumtuesit kanë monitoruar 186 djem nga Pennsylvania, duke filluar nga mosha 11 vjeçare, transmeton Telegrafit.
Ata kishin anketuar shprehitë e tyre të gjumit përgjatë studimit. Pastaj, në moshën 21 vjeçare, kishin i kishin intervistuar ata për përvojat që i kishin pasur me drogë dhe alkool.
Djemtë që kishin përjetuar më shumë probleme me pagjumësi kishin qenë të parët për të filluar përdorimin e alkoolit dhe tymosjen e kanabisit.
Ata gjithashtu prireshin të përdorin drogë më shumë sesa shokët e tyre. Çdo orë më pak gjumë në moshën 11 vjeçare ishte ndërlidhur me 20 për qind shpejtim të përdorimit për herë të parë të alkoolit dhe kanabisit.
Trajtimi i problemeve me droga dhe alkool kur veçse ekzistojnë dhe parandalimi i tyre, mund të jenë vërtetë sfiduese. Megjithatë, shkencëtarët janë duke bërë çmos për t’i vetëdijesuar prindërit rreth rëndësisë së kualitetit të mirë të gjumit gjatë fëmijërisë dhe përfitimet që i sjell në zvogëlimin e përdorimit të substancave më vonë.
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?