Është e ditur tashmë se sa i rëndësishëm është babai për zhvillimin e fëmijës. Në fakt, si dashuria, si refuzimi nga ana e të dy prindërve mund të ndikojnë thellësisht ekuilibrin emotiv, vetëbesimin dhe shëndetin mendor të fëmijëve.
Në vitet e fundit, psikologët kanë filluar të studiojnë më thellë rolin e prindërve në zhvillimin e fëmijëve. Studime të shumta kanë nxjerrë në pah rëndësinë e figurës atërore. Këto studime kanë nxjerrë në dritë se si mungesa e babait shkakton probleme përshtatjeje te fëmijët.
Sigurisht, prania e tij dhe mirëkuptimi kanë efekt të kundërt: thjeshtëson përshtatjen e fëmijës dhe krijon kushte për një zhvillim të shëndetshëm psikologjik.
Pasojat psikologjike të një babai mungues
Zbulojmë se cilat janë pasojat e mungesës së babait në jetën e një fëmijë dhe si t’ia bëni për të shëruar plagët emotive që lidhen me këtë mungesë.
Probleme në sjellje
Një baba që mungon në jetën e fëmijëve të tij mund të gjenerojë tek ata probleme të sjelljes. Fëmija ka nevojë të përballet vazhdimisht me botën e jashtme.
Prania fizike e vetëm njërit prej prindërve nuk mjafton për të formësuar karakterin dhe për ta ndihmuar fëmijën të përballet me botën. Përkundrazi, ndonjëherë mund të jetë më e keqe prania fizike e një prindi të vetëm, nëse ajo nuk shoqërohet me vëmendjet e duhura përkundrejt fëmijës.
Gjeneron pasiguri dhe ankth
Një baba që mungon apo që vë në diskutim çdo aktivitet të fëmijës gjeneron tek ai ankth, pasiguri.
Padyshim është e rëndësishme t’i vini në diskutim sjelljet e fëmijës, por në mënyrë konstruktive, duke i bërë të kuptojë se është nga ana e fëmijës në çdo rrethanë.
Mungesa e babait: roli i nënës
Shpesh nëna, edhe pse ruan “bashkimin e familjes” ka tendencën që të justifikojë mungesën e babait me shprehje të tipit: “ti e di shumë mirë se si është yt atë”; “babai yt nuk e kupton që të lëndon”; “mundohu të kuptosh babanë tënd” apo “babi yt e bën për ty”.
Në thelb nëna ka mësuar të pranojë karakterin e shkëputur të partnerit dhe mundohet që edhe fëmija ta kuptojë, i cili nga ana e tij e përjeton gjithçka si një mungesë vlerësimi për të.
Por nuk është asfare kështu. Pikërisht sepse e do të voglin, figura mëmës-ore pa-dashje, mundohet të sjellë ashtu si di harmoninë në familje.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...