Nëse vjeshta dhe shiu shkaktojnë demotivim dhe lodhje, mos të brengoseni se nuk jeni të vetëm. Ja se si të luftoni me atë ndjenjë. Shumë njerëz nuk e duan vjeshtën për shkak të ditëve të shurdhëra dhe errësimit të hershëm, sepse të gjitha këto shkaktojnë demotivim, gjë që shkencëtarët e quajnë depresion vjeshtor.
Mirëpo ekzistojnë disa mënyra se si të ndikoni në disponimin tuaj dhe të ndjeheni më mirë.
Drita si ndihmës
Kur disponimi juaj të errësohet, drita është ndihmë e madhe. Nën ndikimin e dritës organizmi prodhon hormonin e lumturisë – endorfin, i cili ju sjell përmirësim të disponimit. Për këtë është me rëndësi që çdo ditë, mes orës 11:00 dhe 15:00, të dilni jashtë për 20 minuta dhe të mendoni për gjëra të bukura. Edhe kur ditët e vjeshtës të jenë me re, drita e diellit në natyrë është ilaçi i duhur për disponim të mirë.
Lëvizja si një mjet çudibërës
Lëvizja, e cila nuk është domosdoshmërisht të jetë e formës së aktiviteteve të larta sportive, është kurë e vërtetë për hezitimin që sjell vjeshta. Çdo aktivitet fizik përmirëson shëndetin mendor .
Të ushqyerit e drejtë
Se sa është i rëndësishëm ushqimi për disponimin tonë është ditur qysh nga gjyshet tona që thonin “e tharta të bën të lumtur”. Ushqime të mira për gjendje të mirë shpirtërore janë : lajthitë, mollat, bananet, testeninet, peshku, bimë leguminoze dhe të paktën 2,5 litra ujë në ditë.
Merrni ajër të pastër
Shkoni të paktën një herë në javë në një vend ku ajri është i mirë dhe frymoni lirshëm në ajër të pastër. Veç thithjes së ajrit është e rëndësishme edhe nxjerrja jashtë e tij. Paramendojeni se me çdo nxjerrje të ajrit dalin edhe mendimet negative, ndërsa me çdo frymëmarrje hyjnë freskia dhe fuqia.
Mos rrini vetëm
Shpirti dëshiron shoqëri, biseda me njerëzit ndihmon në largimin e mendimeve të këqija. Andaj, është me rëndësi të takoheni me miqtë, të dilni në shoqëri dhe të rrethoheni me njerëz të cilët janë të dashur për ju.
“Është një version më i mirë i Haalandit”, Van Der Vaart zbu...
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...