Google ADS

A mund të jesh grua e pavarur dhe myslimane e mirë?

20:11 | 7 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Prezantuesja e televezionit, Mehreen Baig, dëshiron të dijë nëse mund të jesh myslimane e mirë dhe në të njejtën kohë grua e pavarur.

“Disa njerëz do të thonë se nuk mund të jeni grua e fuqishme nëse jeni myslimane, sepse sipas tyre Islami është religjion shtypës”, tha ajo për BBC, transmeton portali arbresh.info

“Në një botë ku flitet shumë për gratë myslimane, është mirë që të flisni me gratë direkt”, shton ajo.

Mehreen thotë se familja e saj nuk kishte praktikuar religjionin, por që ishin të rreptë.

Ajo thekson se nuk ishte e lejuar që të bënte shumë gjëra, sikurse është veshja e minifundeve ose udhëtimet me miqtë.

Mehreen, i cili u shfaq në çmimin Bafta, tha se feja e saj e ka fuqizuar atë si grua.

“Është shumë tronditëse. Islami është pjesa më e madhe e jetës sime dhe unë nuk përfaqësoj botën myslimane, por mënyra se si jam rritur dhe besimi më japin fuqi”, shtoi ajo.

Ajo shpreson që programi i saj të edukojë edhe gratë jo-myslimane./BBC/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme